Lidhu me ne

Mix

Sa grindavecë jeni, sipas shenjës tuaj së horoskopit!

Situatat e vështira në jetë jan ë të pashmangshme për secilin nga ne, ndaj gjithmonë duhet të kujdesemi që një situatë të tillë ne duhet të dimë sesi ta menaxhojmë.

Në një debat qëndrimi është i ndryshëm nga personat e ndryshëm dhe ktu një rol primar luan dhe fakti se cilës shenjë horoskopi i përkisni.

Në sajë të shenjës tregohen dhe karakteristikat se si secili nga ne reziston në një situatë të tillë debati.

Dashi

Për ju të debatoni është pak, si të bisedoni me miqtë. Ju zemëroheni shumë lehtë dhe menjëherë reagoni me zemërim, duke shkaktuar grindje. Është në përleshje që ju mund të njihni vërtet personin para jush. Grindjet tuaja, megjithatë, zhduken me të njëjtën shpejtësi me të cilën ato janë lindur dhe ju keni përparësi të madhe të mos ruani mëri, ndaj kundërshtarëve tuaj të mëparshëm. Debati ju ndihmon ta bëni marrëdhënien më pak të tensionuar. Në fund të fudnit, ju i përkisni shenjës së luftëtarëve në  zodiak!

Demi

Të diskutosh me ty mund të jetë me të vërtetë shqetësuese. Pasi dikush t’ju bëjë të humbni durimin (dhe nuk është e lehtë), përballeni me sherrin në një mënyrë shumë instiktive dhe shpesh agresive. Sapo të arrini në grindje, mirëkuptimi juaj zhduket dhe ju bëheni një person i ashpër dhe kokëfortë. Xhelozia juaj shkëlqen përmes grindjeve tuaja. Gjetja e qetësisë mund të jetë edhe më e vështirë dhe keni nevojë për një kohë shumë të gjatë para se të keni një marrëdhënie civile me kundërshtarin tuaj.

Binjakët

Kur grindeni, ju bëheni të padurueshëm dhe e fyeni kundërshtarin tuaj me ligësi. Inteligjenca juaj, në fakt, ju bën të kuptoni menjëherë cilat janë pikat e dobëta dhe plagët e hapura të personit para jush. Ju nuk duhet të dëgjoheni për gjithçka që thoni kur jeni nën kontrollin e zemërimit, sepse përndryshe askush nuk do të jetë në gjendje të bëjë paqe me ju. Kërkoni mjaft justifikime, por në të shumtën e rasteve, as nuk e besoni dhe e bëni vetëm sepse ju duhet të mbani marrëdhënie të mira.

Gaforrja

Ankesat tuaja të vazhdueshme dhe ndjeshmëria juaj e madhe shpesh ju çojnë ë të grindeni me njerëz që guxojnë të lëndojnë ndjeshmërinë tuaj. Ju jeni një person shumë i prekshëm dhe ju pëlqen të bëni viktimën dhe ta bëni personin para jush të ndjehet fajtor për faktin e thjeshtë se ju ka lënduar. Sidoqoftë, jo gjithmonë i thoni gjërat në fytyrë dhe, edhe nëse ju duket se gjeni një pikë pajtimi, brenda jush vazhdoni të mbani një mllef të madh për personin që ju bëri të luftoni dhe, sigurisht, të bërtisni.

Luani

Nuk ju pëlqejnë provokimet dhe kur dikush ekzagjeron, hungërimën tuaj mund ta dëgjoni në anën tjetër të botës. Ju jeni një person shumë instiktiv dhe ju bëheni shumë nervozë. Ju dëshironi që të tjerët t’ju shohin si një figurë autoritare dhe t’ju binden, pa pasur nevojë të arrini në një luftë të vërtetë. Por, nëse kjo nuk ndodh, nuk qëndroni prapa dhe përballoni kundërshtarin me guxim dhe besnikëri, dy nga karakteristikat tuaja për të cilat gjithmonë tregoni krenari të madhe.

Virgjëresha

Më shumë se grindja, ju pëlqen të ndizni të tjerët dhe të vazhdoni derisa të arrini kufirin e durimit. Dhe pastaj do duket se grindja fillon nga ata dhe jo nga ju. Kur grindeni, tregoni një shkëputje të madhe që të mos i jepni kënaqësi kundërshtarit tuaj për të parë që ju vuani ose qani. Ju preferoni t’u përgjigjeni me fjalë të mprehta dhe cinike. Ju mund të bëheni të pakujdesshëm madje edhe para dikujt që ju ka ngacmuar, ju bërtet ose ju hedh objekte.

Peshorja

Ju urreni që të grindeni. Ju thjesht nuk mund të mendoni përse njerëzit po debatojnë dhe madje edhe nëse dikush ju sfidon ose provokon, përpiqeni të mbani një maskë diplomatike. Nuk është e domosdoshme për ju të tregoni të vërtetën dhe ju preferoni të thoni një gënjeshtër të vogël për një qëllim të mirë. Ju nuk e kuptoni që, megjithatë, duke u përpjekur që gjithnjë t’i pëlqeni të gjithëve, në realitet, bëni që të ndiheni edhe më të pakëndshëm me ata që luftojnë në emër të të drejtave tuaja.

Akrepi

Ju jeni një person jashtëzakonisht i dyshimtë dhe i dyfishtë: sherri me ju është i lehtë. Thjesht prekni një nga ato çelësa (dhe ka shumë) që ndikojnë ndjeshmërinë tuaj ose pushtojnë privatësinë tuaj. Kur grindeni, ju humbni totalisht kontrollin dhe britmat tuaja janë aq të forta sa ndokush përreth jush ka edhe frikë. Dhe nuk ju intereson nëse keni të drejtë apo jo: në çdo rast ju betoheni dhe thoni se pavarësisht nga arsyeja e mosmarrëveshjes, nuk është faji juaj. Gjithmonë fajësoni të tjerët.

Shigjetari

Debati me ju çon në lodhjen e personit përballë jush. Ju jeni një person i pasionuar dhe kur luftoni e bëni fort, në çdo gjest tuaj dhe çdo fjalë. Pikërisht fjalët tuaja janë të rënda ndaj kundërshtarit tuaj. Në një grindje me ju nuk mund ta dish fundin dhe shpesh rivali juaj dorëzohet vetëm për të mos dëgjuar që të flisni përsëri.

Bricjapi

ùAsnjëherë nuk e kupton nëse doni të merrni pjesë në grindje apo jo, sepse kur zemëroheni, bëheni akull: asgjë nuk ju shqetëson dhe asgjë nuk ju gërryen. Nuk pranoni të arsyetoni me personin para jush dhe insistoni të shpjegoni motivet tuaja me kokëfortësi të madhe. Ju dëshironi që të ketë rregulla kur luftoni, kështu që ju dhe kundërshtari juaj mund të bëjë lëvizjet e veta. Nuk e pranoni që dikush flet keq me ju dhe ju zemëroheni nëse dikush guxon të vërë duart mbi ju.

Ujori

Ju doni të grindeni vetëm kur ta vendosni vetë dhe, në tërësi, nuk ndodh kaq shpesh. Kur ju provokojnë të tjerët, tregoni indiferencë të tillë që i bëni më nervozë. Nuk i jepni rëndësi fjalëve apo veprimeve të atyre që duan të grinden me ju. Zakonisht nuk mund të përballoni padrejtësitë ose kur ju marrin në pyetje.  Dhe atëherë ju jeni personi që tallet aq shumë sa që dukeni të çmendur për të tjerët: për çfarë duhet të bërtas, kur kam të drejtë?

Peshqit

Kur diskuton me ju, duket se jeton në një film aksion: bëni drama në mënyrë teatrale, saqë asnjë aktor nuk do të ishte në gjendje të bëjë aq zhurmë. Ju pëlqen të grindeni dhe ankoheni për gjithçka që nuk funksionon ashtu siç dëshironi. Ju jeni zakonisht personi që shkakton luftën dhe pastaj shfaqeni vetë si një palë e dëmtuar. Megjithatë, në fund të ditës, ju jeni gjithmonë personi që bën një hap prapa ose tregoheni të gatshëm për të gjetur një pikë takimi me kundërshtarin tuaj.

MË TEPËR

Kioske11 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix11 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix12 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix13 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix13 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar14 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix14 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix14 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix15 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal15 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook