Radar
Shifrat/ Mbi 100 aksidente rrugore në janar, shkaku kryesor…

Në muajin janar janë regjistruar 107 aksidente rrugore. Shifra është më e ulët krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që ishte 125 ose 14,4 % më pak.
Muajin që lamë pas numri i të aksidentuarve (viktima dhe të plagosur) është 147 persona, 16 kanë humbur jetën.
Sipas të dhnëave të INSTAT, në janar aksidentet rrugore, në 81,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
