Radar
Një ditë para hapjes zyrtare të fushatës, Yuri Kim viziton Shkodrën, foto me qytetarët në pedonale (FOTO)

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Shkodrës. Diplomatja amerikane është pare të lëvizë në pedonalen e qytetit, duke përshëndetur qytetarët, si dhe duke bërë fotografi me ta.
Theksojmë se vizita e Yuri Kim në Shkodër ndodhi disa orë para takimit elektoral të kreut të PD, Lulzim Basha.
Basha prezantoi kandidatin për kryetar të Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati.