Lidhu me ne

Radar

Nikoll Lesi: Dy fjalë për Lori dhe Sara Hoxhën

Nga Nikoll Lesi

Nikoll Lesi: Dy fjalë për Lori dhe Sara Hoxhën

Mbrëmë vonë në mesnatë e famshmja Arbana Osmani shpalli verdiktin e publikut shqiptar, Kosovë dhe Shqipëri, të cilët votuan për fituesin e Big Brother VIP.

Ai është Ilir Shaqiri, një artist i mahnitshëm që rrjedh nga familje e talentuar në fushën e artit. Natyrisht televizioni dhe rinia fitoi edhe një ishull të tyre, që sapo hyri në udhën e botës televizive, Donald Veshaj.

I gjithë spektakli që prej fillimit, me 5 tetor e deri mbrëmë vonë diku afër dy e gjysëm të natës, ishte një realitet show që mbart krejt vlerat dhe veset shqiptare, por me një regji brilante e cila fokusonte vlerat dhe progresin, përballjen me jetën dhe sfidën për të konkuruar në një botë ku gjithçka tashmë mbetet digjitale.

Jetojmë në një realitet krejt tjetër, ku bota virtuale luan dhe herë-herë mposht botën reale, e megjithatë spektakli ishte mbrëselenës pasi i dha pozitivitet vlerave, jetës reale, familjes, mirëkuptimit, vullnetit për të triumfuar përballë se keqes së përditshme.

Mbrëmë shqiptarët panë një spektakël të përmasave botërore të organizuar nga Top Channel. Një regji e shoqëruar me një koreografi profesioniste, me të ftuar VIP dhe të jashtëzakonshëm.

Gjithçka të mbante lidhur pas ekranit të Top Channel, minutë pas minute, derisa kulmi erdhi kur Inva Mula dhe Alban Skenderi dolën dhe kënduan me zërin magjeps, duke ia ngritur vlerat spektaklit në majë të majave.

Natyrisht e gjitha kjo nën dirigjimin dhe drejtimin pasionant “tanhoxhist”, ku dy vajza të reja, të bijat e ikonës mediatike të dy dekadave të fundit, të të madhit Dritan Hoxha,dy vajzat Lori dhe Sara Hoxha, ishin zemra dhe mendja e spektakit madhështor.

Mbrëmë ato të dyja, Lori dhe Sara, të vrojtuara nga qielli ku ndodhet Tani dhe në kujdesin e mamasë së tyre, Vjollcës, një grua tokësore dhe korrekte; ato të dyja pra na dhanë për afro 5 orë një spektakël ku ishin gershetuar magjia e stafit të tyre mbresëlenës, drejtimi i papamë nga Arbana Osmani (fituese jo më kot edhe si moderatorja e vitit 2021 në KOHA JONË),koreografia që bënte pjesë të spektaklit edhe shikuesin, mesazhi që dhanë votuesit shqiptarë me votimin e tyre final, pra pa e zgjatur meritojnë një falenderim të madh.

Me siguri Tani, atje në botën tjetër qiellore, ku lodron, është ndjerë i lumtur për Lorin dhe Sarën.

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix4 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar4 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix4 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix4 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix4 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix4 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike4 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook