Lidhu me ne

Radar

Mesazhi pas fotos/ Çfarë rrezikon Klodian Zoto, dëshmitari kyç i inceneratorëve

Emrin ia përdorën si guackë për të përfituar dhjetëra miliona euro me inceneratorë që nuk funksionojnë, por tani që çështja ka shpërthyer në përmasat e një skandali dhe Klodian Zoto mund të shndërrohet në dëshmitar kyç, ai është sa i rrezikshëm aq edhe i rrezikuar nga bashkëpuntorët.

Pikërisht për këtë, një foto e shkrepur në fshehtësi që tregon Klodian Zoton, ulur në një lokal duke parë një video në celularin e tij ngjan me një mesazh të koduar për njeriun që sot, me fjalët e tij, mund të trondisë nga themelet qeverinë.

Foto u publikua nga gazetarja Klodiana Lala, shoqëruar me mesazhin “I shumëkerkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë se është foto e ditëve të fundit”. Imazhi është kapur fshehtas. Konturet e errëta të figurës, mund të jenë shkëputur nga një filmim, por nuk përjashtohet fakti, që efektet të jenë nga një përpunim i qëllimshëm i fotos.

Klodian Zoto duket i shkujdesuar. Po konsumon kafen bashkë me një person tjetër, i cili vështirë të identifikohet për shkak të cilësisë së dobët të figurës.

Loja e dyfishtë e SPAK me shpalljen në kërkim ndërkombëtar

Kur flitet për Klodian Zoton, dëshmitari i aferës më të madhe të korrupsionit të evidentuar ndonjëherë, institucionet gjunjëzohen. Në dyshim është roli i prokurorëve të SPAK, sepse koha kur u shpall në kërkim Klodian Zoto dhe bashkëpuntorja e tij, Stela Gugallja të bën të mendosh se të dy u arratisën “me leje”.

Klodian Zoto dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim në 14 dhjetor të vitit të kaluar, por prokurorët e SPAK pritën shumë gjatë për t’i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lajmi se SPAK çoi emrat e Zotos dhe Gugalles në regjistrin e personave në kërkim ndërkombëtar u shpërnda për median në datën 26 Janar të vitit 2022.

Por këtë të premte, televizioni MCN tha se Interpol i kishte konfirmuar se emrat e Zotos dhe Gugalles nuk rezultonin në listën e personave në kërkim ndërkombëtar.

Efekti domino në radhët e bashkëpuntorëve

Klodian Zoto u shpall në kërkim pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisti, Lefter Koka. Bashkë me Stela Gugallen, ai akuzohet se dha mbi 3 milion e gjysëm euro ryshfet për të fituar projektin e inceneratorit të Elbasanit. Por përveç inceneratorit të Elbasanit, emri i Zotos del edhe në projektin e inceneratorit të Tiranës dhe në atë të Fierit.

Pas prangosjes së Lefter Kokës, opozita synon të krijojë efektin domino me aferën e inceneratorëve.

Në Prokurorinë Speciale u mor në pyetje kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Në Komisionin Hetimor janë thirrur të dëshmojnë kryeministri Edi Rama, sekretari i tij, Engjëll Agaçi, Ministri Arben Ahmetaj dhe të tjerë.

Një nga administratoret e inceneratorëve shpërtheu në lot ndërsa fliste në komision. Një tjetër refuzoi të kthehej për t’iu përgjigjur pyetjeve që kishte “harruar” seancën e parë.

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha situata është më serioze se ç’duket. Sipas tij Stela Gugallja është peng. Nuk përjashtohet as skenari ekstrem. “Duhen gjetur këta që janë në kërkim përpara se t’i vrasë dikush, në veçanti kjo Stela, se ata të tjerët janë ustallarë. Të gjenden llogaritë jashtë shtetit, pagesat” është shprehur Basha.

Pse është e rëndësishme dëshmia e Klodian Zotos

Përveç se do të kryejë dënimin për ryshfëtin që i dha Lefter Kokës, nëse arrestohet, Klodian Zoto do t’i japë përgjigje një enigme të madhe. Si ia doli një njeri që vjen nga hiçi të gjunjëzojë të gjithë qeverinë dhe t’i marrë dhjetëra miliona euro për një projekt fantazëm?

Këtë “talent” të pashpjegueshëm, këtë aftësi për të bërë para brenda një kohe shumë të shkurtër, Klodian Zotos do t’ia kishte zili çdo sipërmarrës.

Veçse, nëse ai do të pranonte se e gjithë kjo aferë pati si model korrupsionin, pra mënyrat që korruptuan Lefter Kokën, atëherë dëshmia e Klodian Zotos do të bënte shkrumb e hi më shumë plehra se sa do të kishin bërë inceneratorët, nëse do të kishin nisur nga puna. Pikërisht për këtë Klodian Zoto duhet mbajtur nën vëzhgim, kudo ku të jetë./Lapsi.al

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

E veshur e gjitha me të kuqe, Dua Lipa magjeps ndjekësit me pozat e fundit

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka postuar në Instagramin e saj disa foto ku shfaqet e veshur e gjitha...

Sport2 ditë më herët

Skandal pas derbit të Stambollit, Jose Mourinho kap për hunde trajnerin e Galatasaray (VIDEO)

Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi...

Mix2 ditë më herët

Së shpejti, Syzet inteligjente Meta, Hypernova

Meta është gati të lançojë një version premium të syzeve të saj inteligjente Ray-Ban Meta, me një ekran të integruar....

Sport2 ditë më herët

VIDEO| Sandro Tonali “sfidon ligjet e fizikës”, gol i jashtëzakonshëm i italianit në Premier League

Një gol i jashtëzakonshëm, i denjë për çmimin Puskas është realizuar mbrëmjen e së mërkurës nga italiani Sandro Tonali në...

Aktualitet2 ditë më herët

“Je bashkë me Ramën në marrëveshje”, Basha i përgjigjet ndjekësit: Më ke ngatërruar me shokun Sali! Ai bashkoi votat me kryeministrin

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim...

Radar2 ditë më herët

Gazetari Marin Mema për Margarita Xhepën: Disa njerëz lindin për të prekur zemrat dhe për të mbetur aty përgjithmonë!

Marin Mema dhe Margarita Xhepa Gazetari Marin Mema i ka dedikuar një postim divës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa e...

Kryesore2 ditë më herët

Urdhri i Doktorit/ 7 deputetët e listës së mbyllur të PD në Tiranë, do mbledhin vota për Ilir Metën

Sali Berisha / Njëzetë kandidatë të listës së hapur në Tiranë, kanë denoncuar te Sali Berisha, skandalin që anëtarët e...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira që duhet t’i hani në mëngjes

Studime të shumta kanë konfirmuar se mëngjesi është me të vërtetë një vakt i rëndësishëm. Njerëzit që janë mësuar të...

Mix3 ditë më herët

5 ëndrrat që i shohim të gjithë dhe kuptimi psikologjik i tyre

Ëndrrat janë një çështje komplekse për gjumin e secilit prej nesh. Disa besojnë se janë të hapura për interpretim profetikë,...

Mix3 ditë më herët

Doni fëmijë të zgjuar? 8 mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri  lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një...

Facebook