Lidhu me ne

Mix

Njihuni me Sofia Jirau, modelen e parë të Victoria’s Secret me sindromën Down!

Njihuni me Sofia Jirau, modelen e parë të Victoria's Secret me

Modelja 24-vjeçare Sofia Jirau u bë personi i parë me sindromën Down që merr pjesë në një fushatë të Victoria’s Secret.

Modelja portorikane u shfaq së bashku me 17 vajza të tjera për të promovuar koleksionin e ri “Love Cloud”.

Njihuni me Sofia Jirau, modelen e parë të Victoria's Secret me

Grupi përbëhet nga modele profesioniste dhe joprofesioniste.

Fytyra të famshme si Hailey Bieber, Taylor Hill dhe Adut Akech i bashkohen Celilo Miles, një zjarrfikëse që pozon me helmetën e saj dhe Sylvia Buckler, stiliste.

Valentina Sampaio, e cila u bë modelja e parë transgjinore e markës së të brendshmeve në vitin 2019, është gjithashtu në këtë fushatë.

24-vjeçarja përmes një statusi në “Instagram” shprehu emocionet e saj për pjesëmarrjen në fushatë.

“Një ditë e ëndërrova, punova për të dhe sot ajo ëndërr u bë realitet. Më në fund mund të ndaj sekretin tim të madh. Unë jam modelja e parë me sindromën Down për fushatën e Victoria’s Secret! Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë parë një modele te unë. Ky është vetëm fillimi!”.

Jirau është modele që nga viti 2019.

Në shkurt të vitit 2020, Jirau u bë një nga modelet e pakta me sindromën Down që mori pjesë në Javën e Modës në Nju Jork. Ajo përmes statuseve në rrjetet sociale jep mesazhin se njerëzit duhet të thyejnë barrierat e tyre dhe duhet të ndjekin ëndrrat.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

E keni parë Saliun që nuk flet më fare për SPAK – un?

Nga Spartak Ngjela Rama tallet me Saliun, kurse Saliu dihet që është në hall. Sepse është në SPAK me akuzë...

Mix12 orë më herët

Dakota Johnson rrëfen vështirësitë në fillimet e karrierës

Aktorja Dakota Johnson ka rrëfyer në një intervistë për revistën Elle se ka pasur vështirësi financiare në fillimet e karrierës së saj...

Mix14 orë më herët

Harry Styles bëhet një nga yjet më të pasur nën 40 vjeç

Harry Styles vazhdon të dëshmojë se suksesi nuk i përket vetëm muzikës, por edhe llogarive bankare. Sipas dokumenteve të reja...

Mix14 orë më herët

“Një numër më shumë në librin e jetës”/ Majlinda Bregu merr detyrën e re në OBSH

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar sot se ka pranuar një detyrë të re në rrugëtimin e saj profesional....

Mix14 orë më herët

The story of Snow White 2025 in short form

Përmbledhje: Filmi ka në rolin kryesor Rachel Zegler si Borëbardha, një princeshë e re, jeta e së cilës kërcënohet nga...

Radar15 orë më herët

Ilir Alimehmeti, fituesi moral i një gare të pabarabartë

Nga Desada Metaj Ilir Alimehmeti është padyshim fituesi moral i zgjedhjeve të 11 majit. Plot 16,595 vota në Tiranë nuk...

Mix16 orë më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix16 orë më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix16 orë më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal16 orë më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Facebook