Lidhu me ne

Kryesore

Lulzim Basha flet me vendosmëri: Ka vetëm një PD, Berisha ka hallin e tij. Është patericë e Ramës

Lulzim Basha flet me vendosmëri: Ka vetëm një PD, Berisha kaLulzim Basha

Kreu i shkarkuar i PD-së Lulzim Basha deklaroi se ka vetëm një Parti Demokratike që i ka dalë për zot interesit publik. Në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit, duke iu përgjigjur akuzave të Berishës, Basha tha se akuzat kanë si qëllim të heqin vëmendjen nga beteja që po bëhet për interesin publik.

Ai tha se do i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve pavarësisht shpifjeve.

“Është fati i mirë që ka vetëm një PD sepse ka vetëm një interes publik. S’mund të ketë dy interesa publikë. Këtij interesi publik i ka dalë për zot një PD.

Është dikush që e quan veten opozitë dhe del kundër opozitës. Nëse ka diçka që duket qartë nga kjo seancë. Dhe dy palë. Këtij interesi publik i ka dalë për zot një Parti Demokratike.  Ne jemi në këtë betejë për interesin e njerëzve. Ai doli këtu sot për të hequr vëmendjen nga afera e shekullit. Një gjë që prodhohet nga seanca sot. Jemi ndarë në dy grupe. Regjimi dhe paterica e regjimit.

Denoncuesi, PD, kryetarja e komisionit, anëtarët unë dhe pjesa tjetër jemi në një breshëri shpifjesh nga PS dhe Sali Berisha. Kanë një interes që kjo mos shkojë deri në fund. Precedentët janë që sa herë që drejtësia e vë në presion publik, nën presion e PD dhe aleatëve që e Lufton korrupsionin, ai ministër papritur ka dhënë dorëheqjen dhe pastaj është bërë subjekt i drejtësisë. Shtyhet jashtë radhëve dhe pastaj mundohen të zgjasin procesin. E kujtdo të jetë radha nuk mbaron pa shkuar te i pari i qeverisë.


Një nga shqetësimet që kemi evidentuar në zgjedhjet e shkuara ka qenë ndarja territorial. Ngritja e Komisionit është një hap drejt një premtimi që i kemi dhënë qytetarëve për të kthyer pushtetin vendor. Ka pasur një strategji të hartuar për pastrimin e Shqipërisë që parashikonte ngritjen e 12 landfilleve që kishin kosto të ulët për pastrimin dhe depozitimin e plehrave në qytete dhe zonat rurale. E hodhën poshtë këtë strategji pa asnjë studim.

Një nga armiqtë kryesorë te shtetit të së drejtës është përqendrimi i pushtetit. Grupi parlamentar i PD ka kapacitete të ndryshme. Të jeni të sigurt që do jetë përfaqësim i denjë për një betejë në emër të qytetarëve për të prodhuar parlament dhe qeveri nga vota e qytetarëve”, tha Basha.

MË TEPËR

Mix5 minuta më herët

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë e madhe në një intervistë të re për Vanity Fair....

Mix19 minuta më herët

Tom Hardy flet për problemet shëndetësore

Tom Hardy ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role...

Mix21 minuta më herët

Donald Trump sulmon sërish Taylor Swift: Nuk është më tërheqëse

Donald Trump e rindezi “përplasjen” me Taylor Swift më 16 maj, duke postuar një thumbim personal ndaj këngëtares në platformën...

Temporal27 minuta më herët

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBV. Edhe vendet e...

Radar30 minuta më herët

Alfred Lela i lumtur: Të paktën s’fituan Basha me Alibeajn

Demokratët duket se inatin më të madh e kanë me njëri-tjetrin, se sa më kundërshtarin politik. Edhe pse kanë pësuar...

Radar43 minuta më herët

Joe Biden u diagnostikua me kancer, reagon Donald Trump: Jemi të trishtuar…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas diagnostikimit me kancer në prostatë, të paraardhësit të tij në detyrë, Joe Biden....

Kioske48 minuta më herët

Pse fitoi Jorida Tabaku

Nga Indrit Vokshi Jorida Tabaku ka marrë 20% të votës së PD në Tiranë. Lënia në listë të hapur nuk...

Radar51 minuta më herët

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

Në javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”, ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato...

Kryesore5 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Facebook