Lidhu me ne

Mix

E shpifur ose jo: Seks dhe menstruacione, qysh, pse tek?

These 5 Things Are What Keep Couples Connected and Strong - Goalcast

Ka shumë debate, studime dhe pikëpyetje rreth seksit gjatë menstruacioneve.  Një pjesë e mirë e vajzave dhe grave, por dhe burrave, mendojnë që është pak “e shpifur”, ndonëse për mendimin tim nuk ka asgjë për të pasur turp, për të qenë në siklet ose i/e trembur.  Të zgjedhësh nëse do të kryesh marrëdhënie gjatë menstruacioneve është një vendim shumë personal mbi të cilën nuk duhet paragjykuar.  Nëse do ta bësh është ok, nëse nuk do ta bësh është përsëri ok.

Kini parasysh qe nuk ka pasoja apo dëme nëse kryeni marrëdhënie kur jeni me ato dhe as vështirësi shtesë.  Ndërkohë gjatë seksit me menstruacione mund dhe të ndjeni më shumë kënaqësi për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit duke mos harruar këtu orgazmën e cila ul dukshëm dhimbjet e PMS-it.

Zakonisht gjatë një marrëdhënie seksuale përballemi me lëngje: spermë, pështymë, lubrifikantë të cilat do të njollosin rrobat apo çarçafët njëlloj si menstruacionet. Nëse doni të evitoni sa më shumë rrëmujë, atëherë mund të  vendosni një peshqir në zonën ku do qëndroni. Gjithashtu një  pecetë/peshqir të lagur me vetë ose aty pranë është një tjetër lëvizje me mend.  Nëse do të kesh marrëdhënie vaginale gjatë kohës kur je me “ato” mund të përdorësh një difragmë, ose kupë  menstruale, pra diçka që e lë të lirë kanalin vaginal. Ndërkohë nëse do të performosh seks oral ose seks anal mund të përdorësh një tampon. KUJDES, mos kryej asnjëherë marrëdhënie me tampon.  Nuk është e mençur dhe komode.

Disa vajza ( në të cilat bëj pjesë dhe unë) nuk duan të kryejnë marrëdhënie gjatë kohës që janë me menstruacione, te disa të tjera është partneri ai që nuk do. Ka raste kur dikush nuk e sheh dot gjakun se i pështiroset, ose sepse nuk e pranon funksionin e trupit të gruas sepse ka njohuri arkaike, seksuale dhe të pasakta rreth ciklit. Disa individë preferojnë të bëjnë diçka tjetër, të tjerë nuk ju pëlqen si ndihen, të tjerë kanë besime fetare. Sido që të jetë situata apo zgjedhja jote, mbrojtja, preservativi apo kondomi nuk duhen të mungojnë kurrë

Kini parasysh që gjatë seksit me menstruacione rreziku i sëmundjeve seksualisht të trasmetueshme është i njëjtë mos them më i lartë, veçanërisht për viruset e gjakut, si hepatiti apo HIV.  Pra ndërkohë që seksi i sigurt është gjithmonë i rëndësishëm, në këtë situatë mund të jetë i domosdoshëm, sidomos me partner të rinj ose rastësor edhe për efekt shtatzënie. Mbasi ke përvetësuar të gjitha këto, mos harro ta shijosh.

*Nga Zhaklin Lekatari 

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix3 ditë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix3 ditë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Radar3 ditë më herët

Thirrja e Mel Gibson: Të zbardhet e vërteta për 11 shtatorin

Ylli i Hollivudit, Mel Gibson, një mbështetës i zëshëm i presidentit amerikan Donald Trump, i ka kërkuar qeverisë amerikane të...

Mix4 ditë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix4 ditë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix4 ditë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 ditë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 ditë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Facebook