Lidhu me ne

Kryesore

Banorja e “5 Majit” ulet në tokë para parlamentit: Shpresa jonë e vetme është Sali Berisha

Banorja e “5 Majit” ulet në tokë para parlamentit: Shpresa

Një prej banoreve të lagjes 5 Maji është ulur ditën e sotme para parlamentit pasi nxitoi të pasur një takim me ish kryeministrin Sali Berisha. Ajo tha se shpresa e tyre e vetme është ky i fundit duke qenë se nuk kanë marrë zgjidhje nga askush tjetër.

Pas pak minutash ai u kthye mbrapsht zhvilluar një takim edhe në prezencë të mediave ku tha se zgjidhja mund të vijë vetëm përmes protestave.

DEKLARATAT

Banorja: Po na prishen shtëpitë. Për mua shpresa e vetme është Sali Berisha. Çfarë do bëhet me ne. Zoti kryeministër çfarë do bëhet me. Bashkia nuk pranon të na takojë. Ose do marrim akte. Kemi vendosur. jemi disa familjarë që do vetëflijohemi nëse nuk kemi zgjidhje. Ku është zoti Sali Berisha.

Kontrata shkel ligjin e shpronësimit. Aktmarrëveshja duhet të vendosë kur dhe ku do të jepet banesa. Ne na thuhet që në të ardhmen do të na jepet një njësi banimi.

Duhet ta dhurojmë dhe nuk kemi të drejtë ta hedhim në gjyq. Unë banoj aty. 12 shtëpi që do shemben me datë 22 shkurt nuk kanë firmosur asnjë dhe këtë e jap me garanci unë.

Babai im rrezikon. Mjeku më ka thënë që nëse ai kalon stres shumë të madh mund të pësojë atak kardiak. I kemi kërkuar zotit Meta, Rama, Veliaj. Duam të takojmë dhe Berishën, kaq ishte. Dihet çfarë njësie jemi dhe kë kemi mbështetur. Kam kërkuar takim.

Banorja drejtuar Berishës: Jam banore e 5 Majit. Ka një vit.

Që vjet në shkurt kemi takuar të gjithë. Asnjeri nuk na është gjendur pranë. Donim me patjetër t’iu takonim. Ne jemi në dëshpërim. Do tërhiqemi zvarrë. Kush do na mbrojë. Kaq kërkojmë ne si banorë të na thuhet kur dhe ku.

Sali Berisha: E kam denoncuar shumë herë si akt çnjerëzor. Të gjithëve ju pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit me mirëbesim. Nga klauzolat e tij.

Asgjësohet ligji këtu. Janë përfaqësuesit e këtij parlamenti.

Unë kërkesën tuaj do ta përcjell. Ne kemi një komision kolegjial. E quaj të drejtë këtë kërkesë. Jemi dhe do mbetemi parti e pronës. Përfshi këtu demokracitë më të vjetra që janë SHBA.

Pronarit do i përgjigjemi me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronës. Ju garantoj se asnjë nga këta banorë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria nuk kanë hapur themelet e asaj shtëpie pa e blerë. Këta e kanë blerë me dokumente trojet e tyre.

Edhe të mos ishte kjo. Duhet të dini një gjë. Ligji i posedimit është ligj që aplikohet në të gjithë botën. Këta shtetit i kanë paguar ujë, drita, taksë pastrimi. Është shteti që u ka ofruar mirëbesim atyre.

Posedimi duhet të shtrihet edhe në pronën publike. Ligji i posedimit është i lashtë sa vetë ligji.

Lulzim Brava përfaqëson interesat e Ramës. Qytetarët do i mbështesim me protesta dhe ne jemi për të drejtat e qytetarëve aty ku shkelen.

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore4 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar4 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet5 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore5 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook