Lidhu me ne

Mix

9 arsye pse seksi mund të jetë i dhimbshëm

Happy Couple Thinking And Looking Sideways Sitting On A Couch At Home Stock  Photo, Picture And Royalty Free Image. Image 52407681.

Ka shumë mënyra për ta përshkruar seksin: emocionues, fuqizues, drithërues! E vutë re që nuk e përdorëm fjalën “i dhimbshëm”.

Kur seksi nuk ju jep kënaqësi, shpesh mund të sinjalizojë diçka më të madh, si një infeksion bakterial ose probleme psikologjike.

Por Terri-Ann Samuels sqaron se ka disa arsye pse seksi mund të jetë i dhimbshëm.

Nuk jeni të lubrifikuar mjaftueshëm.

Edhe pse vagina juaj është një vetë-lubrifikues natyror, nëse nuk keni krijuar para seksit atë situatën e ledhatimeve apo nëse jepni gji ose jeni në menopauzë, mund të vuani nga thatësia gjatë marrëdhënieve seksuale. E gjithë kjo mund të krijojë një situatë të panevojshme midis dy organeve gjenitale, kështu që gjithmonë ia vlen të kaloni më shumë kohë para se të hyni në akt ose të merrni parasysh përdorimin e lubrifikantëve.

Jeni alergjike ndaj lodrave të seksit.

Lodrat e seksit janë ende një tabu në Shqipëri, ndaj kur të lexoni këtë shkrim mund ta quani edhe të “shpifur”. Por gjithsesi duhet të dini diçka shumë të rëndësishme: nuk mund të shkosh në dyqan dhe të blesh gjënë më të lirë në raft. Lodrat e seksit janë bërë me kimikate të ndryshme, të cilat mund të dëmtojnë bilancin e pehashit të vaginës, e njëjta gjë vlen edhe për produktet si prezervativët. Nëse ndjeni ndonjë lloj acarimi pas përdorimit, përpiquni të përdorni produkte me bazë “natyrale”.

Keni qime që rriten nën mish.

Ndonjëherë depilimi i zonës së bikinit, mund të bëjë që qimet të rriten nën mish. Nëse ndjeni djegien, aplikoni një krem për qetësimin e lëkurës dhe prisni.

Keni një mosfunksionim seksual.

Po, ndonëse shpesh nuk flitet për këtë, disa femra (shpesh në adoleshencë ose në fillim të të 20-tave) përjetojnë një çrregullim të njohur si vaginizëm, ku muskujt në pjesën e vaginës ngushtohen gjatë seksit në mënyrë të pakontrolluar dhe e bëjnë penetrimin të dhimbshëm ose të pamundur.

Dhimbjet gjatë seksit gjithashtu mund t’i atribuohen fibrave nervore hiperaktive rreth vaginës.

Këto mosfunksionime shpesh mund të kenë një sfond psikologjik që lidhet me abuzimin ose traumën. Terapia fizike është hapi më i madh drejt rimëkëmbjes.

Po provoni pozicionin e gabuar.

Fajësoni librat e “Kama Sutra”-s sesi ia dalin që të bëjnë gjithë ato pozicione duke shtrembëruar trupat. Është gjithmonë mirë të eksperimentoni dhe të devijoni nga rutina, por pozicioni “Churner Butter” (kërkojeni në “Google”) mund të mos bëhet nga të gjithë.

Sapo keni lindur.

Së pari, nëse epshi juaj kthehet pas lindjes, bravo. Por kujdes: Trupi do disa kohë që t’i rikthehet lavdisë së tij të mëparshme. Disa mjekë sugjerojnë një pushim nga katër deri në gjashtë javë pas lindjes, por gjithçka varet nga individi.

Madhësia e organit gjenital të mashkullit.

Asnjë djalë nuk ka një organ gjenital aq të madh për të mos mbajtur një prezervativ. Por kur bëhet fjalë për penetrimin, mund të mos i përshtatet organit gjenital të femrës. Në njëfarë kuptimi, ju duhet të “hiqni dorë” duke provuar lëvizje seksuale të thjeshta fillimisht.

Nuk keni kryer marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë.

Cilado që të jetë arsyeja e dimë që rinisjen e keni të vështirë. Nuk po themi që duhet ta shënoni seksin në axhendën tuaj javore, por e dimë se është krejtësisht normale që të dhembë nëse nuk e keni provuar që nga sezoni 1 i “Game of Thrones”.

Je e virgjër.

Nëse nuk keni kryer marrëdhënie seksuale, hera e parë do të jetë relativisht e pakëndshme.

Burimi: Marie Claire

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook