Lidhu me ne

Mix

Si ta konsumojmë qumështin, të ngrohtë apo të ftohtë?

Qumështi është burim i shkëlqyer i kalçiumit, kaliumit dhe vitaminës D. Ai i ofron organizmit shumë përfitime shëndetësore. Sigurisht, qumështi është ndër produktet që konsumohet rregullisht pothuajse nga të gjithë njerëzit.

Disa preferojnë ta pijnë qumështin të ngrohtë dhe pjesa tjetër të ftohtë. Por cila është mënyra më e mirë e konsumimit për të marrë përfitime maksimale nga qumështi?

Sipas dietologëve nuk ka një matës ekzakt për një përgjigje të prerë, kjo pasi temperatura e qumështit (i ngrohtë apo i ftohtë) kur e konsumoni varet nga gjendja shëndetësore dhe shumë faktorë të tjerë.

Qumështi i Ngrohtë

Konsumimi i qumështit të ngrohtë është shumë i rekomanduar në rastet e intolerancës së laktozës. Kur qumështi është i ngrohtë, ai ndihmon organizmin për një tretje më të lehtë.

Kur ju e ngrohni qumështin, laktoza që përmban qumështi shpërbëhet dhe ndihmon në parandalimin e problemeve të pakëndshme që vijnë nga mos tretja, siç është fryrja e stomakut apo edhe diarreja.

Një filxhan me qumësht të ngrohtë para se të flini ndihmon për një gjumë më të qetë.

Qumështi i Ftohtë

Nëse vuani nga djegia në stomak atëherë qumështi i ftohtë ndihmon në lehtësimin e menjëhershëm të stomakut. Përveç kësaj, konsumimi i qumështit të ftohtë pas ngrënies së vaktit ndihmon në parandalimin e aciditetit në stomak.

Të gjithë e dimë se temperaturat e larta në stinën e verës shkaktojnë dehidratim. Konsumimi i një gote me qumësht të ftohtë ndalon dehidratimin. Koha më e mirë për ta konsumuar atë është herët në mëngjes.

Por duhet të kini kujdes dhe të mos e pini qumështin të ftohtë në rastet kur jeni me grip apo të ftohur. Pra, siç e shihni pavarësisht nëse preferoni ta pini qumështin të ngrohtë apo të ftohtë gjithçka varet në situatën tuaj shëndetësore. Ndaj dhe do të ishte e përshtatshme që edhe qumështin ta konsumoni bazuar në faktorët tuaj shëndetësorë.

MË TEPËR

Temporal17 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar17 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike19 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet20 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske20 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar21 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar21 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar21 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook