Lidhu me ne

Mix

Një gabim i vetëm fjalësh bëri të pavlefshme mijëra pagëzime në SHBA


Një prift katolik në Phoenix, Arizona dha dorëheqjen këtë muaj pasi zbuloi se gjatë gjithë shërbesës së tij të gjatë ai kishte përdorur një formulë të gabuar kur bënte pagëzime.

Një gabim me një fjalë nënkuptonte se mijëra njerëz, të cilët mendonin se ishin pagëzuar siç duhet, në fakt nuk ishin. Ai vuri në pikëpyetje pranimin e tyre të të gjitha sakramenteve të tjera, përfshirë shugurimet e atyre që u bënë vetë klerikë.

Lajmi fatkeq u dha në mes të janarit nga peshkopi Thomas Olmsted i Phoenix. Në një letër drejtuar famullisë të cituar nga Catholic Neës Netëork, ai shkroi se ‘pagëzimet e kryera nga Reverend Andres Arango, një prift i Dioqezës së Phoenix, janë të pavlefshme’.

Peshkopi citoi një shënim doktrinor të lëshuar nga Vatikani në gusht 2020, i cili thoshte se formula ‘Ne ju pagëzojmë në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë’ nuk mund të përdoret për pagëzim. Gjuha e duhur është të thuash ‘Unë’ në vend të ‘Ne’, në kundërshtim me atë që bëri Reverendi Andres.

“Çështja me përdorimin e ‘Ne’ është se nuk është komuniteti që pagëzon një person, por është Krishti dhe vetëm Ai, i cili kryeson të gjitha sakramentet, dhe kështu është Krishti Jezu që pagëzon.” – thuhet në shpjegim.

Letra theksonte se Olmsted nuk dyshonte te prifti për ndonjë keqdashje. Arango ‘nuk e ka skualifikuar veten’ nga shërbimi i tij dhe mbetet në marrëdhënie të mirë me kishën, tha dioqeza.

Megjithatë, kleriku vendosi të jepte dorëheqjen nga pozita e tij, duke filluar nga 1 shkurti. Ai shprehu në një letër se i vinte thellësisht keqardhje për gabimin e tij dhe telashet që shkaktoi ai dhe tha se donte të ‘përkushtonte energjinë dhe shërbimin me kohë të plotë për të ndihmuar në korrigjimin dhe shërimin  e gabimit’.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook