Lidhu me ne

Radar

Luan Hoti, kandidati i Ardian Çelës, dhe koncesioneve të Ramës

Në Durrës, Lulzim Basha ka zgjedhur të ketë kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Luan Hotin. Një emër, i cili pak muaj më parë u kandidua si nënkryetar i Partisë Demokratike.

            Kandidati i Bashes, Luan Hoti

Lidhjet e tij të forta me Partinë Socialiste e sollën në krye të PD-së së ngelur, pasi Ferdinand Xhaferraj, dha dorëheqjen. Edhe ky i fundit, i pazgjedhur, por i komanduar në detyrë prej shumë vitesh.

Luan Hoti, është një personazh me lidhje të forta me Partinë Socialiste dhe drejtuesit e lartë të saj.

Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Ardian Çela, e ka pasur një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Luan Hoti është parë disa herë të hyjë në zyrat e OSHEE-së, ku mësohet se ka kërkuar nga Çela dhe të tijët një bashkëpunim më të fortë. Kjo, pak muaj më përpara. Kuptohet në shërbim të disa kompanive, në pronësi të Luan Hotit.

Ky i fundit njihet si një nga miqtë e Ardian Çelës. Në Durrës e njohin të gjithë. Shumë nga eksponentët e Partisë Demokratike deklarojnë se Luan Hoti, është një kandidat i cili është nxjerrë në garë me mbështetjen e fortë të Çelës, që PD të kishte përballë socialistëve një rival të dobët.

Drejtuesi politik i PS ne Durres, Ardian Çela

Nga ana tjetër, CNA.al ka raportuar më parë se familjarë të ngushtë të tij kanë fituar koncesione miliona euro, nga Qeveria e Edi Ramës. Dhe bëhet fjalë për familjarë të tij, të cilët kanë marrë koncesion monopol, për rimorkimin e anijeve. Shërbime të cilat vlejnë miliona e miliona euro. Dhe këto janë dhënë nga Qeveria e Edi Ramës në 2017 dhe mbajnë firmën e socialistëve të Rilindjes.

Nuk dihet a është Ardian Çela, njeriu që ka ndërhyrë tek socialistët për të marrë koncesionin, apo ka qënë Damian Gjiknuri. Apo eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste që i kanë dhënë familjarëve të tij koncesionion monopol të rimorkimit të anijeve.Por, fakti është se ky koncesion është marrë në vitin 2017 dhe pritet të ripërsëritet në qershor të këtij viti.

Qartazi, Luan Hoti po bën shërbimin e rradhës ndaj bizneseve të familjes, duke garuar në një garë për t’i siguruar Ardian Çelës dhe Edi Ramës, fitoren zyrtare të Bashkisë së Durrësit me një kandidate, e cila edhe nga sondazhet duket se udhëheq garën. Por, është e favorizuar nga fakti i përçarjes së Partisë Demokratike.

Garimi i Luan Hotit, i cili nuk shkon në vlerat më shumë se 10-12%, duke dhënë mundësinë kështu për një fitore më të lehtë të socialistëve dhe një garanci për mbajtjen e Bashkisë prej tyre dhe pas 20 vitesh./CNA.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook