Lidhu me ne

Radar

Kjo është logoja e MIA-s, Agjencisë për Media dhe Informim që do drejtohet nga Endri Fuga

Kjo është logoja e Agjencisë për Media dhe Informim, e cila u krijua në shtator të vitit të kaluar me vendim të qeverisë. 

Drejtuesi i këtij institucioni siç e kemi mësuar më parë është Endri Fuga, i emëruar nga kryeministri Edi Rama që më 29.9.2021.

Kjo Agjenci ka si një nga qëllimet kryesore koordinimin mediatik të ministrive. 

“Agjencia ka si qëllim të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore dhe organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik.”– thuhet në VKM. Muajin e kaluar qeveria vendosi për të lëshuar me qira, me tarifë të reduktuar të sallën e konferencave “A” dhe disa zyra në mjediset e Pallatit të Kongreseve, të cilat janë vënë në dispozicion për Agjencinë për Media dhe Informim (MIA).

Mirëpo kujtojmë se kur kryeministri Edi Rama dha vendimin për krijimin e kësaj agjencie, pati kritika dhe kundërshti të forta nga opozita. Të shumtë e kanë quajtur atë “Ministri të Propagandës”.

Pedagogia Jonila Godole, e cila së fundmi është angazhuar pranë PD-së si Sekretare për çështjet e të Përndjekurve Politikë, e kritikoi këtë lëvizje të qeverisë duke e konsideruar agjencinë e re si “strukturë propagande”, që “është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë”.

Por përveç opozitës, kundërshti të forta pati edhe nga mjedisi mediatik e madje 6 shoqata gazetareske të Ballkanit Perëndimor, që përfaqësojnë më shumë se 8200 gazetarë, të cilat i kanë shkruar Komisionerit të BE -së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi, Federatës Evropiane të Gazetarëve dhe Unionit Evropian të Transmetuesve në lidhje me situatën aktuale të lirisë së medias në Shqipëri. Një nga shqetësimet e ngritura prej tyre ishte pikërisht krijimi i një Agjencie të re për Media dhe Informacion “që do të centralizojë të gjithë komunikimin qeveritar”, do të monitorojë mediat dhe opinionin publik dhe do të udhëhiqet nga zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama.

Në letër, ata shprehën shqetësimin se kjo do të “mbyllë derën për gazetarët”, veçanërisht ata investigativë ose kritikë, duke penguar më tej lirinë e medias.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook