Mix
Elgit Doda për finalen e BBV: Çmimin e meriton Donaldi, e kanë “shtrydhur”!
Është mik i Donaldit dhe e ka mbështetur shumë aktorin gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP. Tani, Elgit Doda shprehet i bindur se ai e meriton plotësisht cmimin e madh të spektaklit.
Në “Wake Up”, Elgiti rrefeu se ia kishte përcjelle pa hezitim mbështetjen e tij.
“Për fatin e mirë, jam në panel sot. E meriton fitoren. Realisht ai djalë aty ka shfaqur të gjithë dimensionet e veta, është shtrydhur deri në pikën e fundit. Sa lajme janë bërë për atë, të mbledhësh të gjithë bashkë ata, nuk janë bërë.
Unë hyra për Donaldin, por i këndova dhe Monikës. Unë e kam thënë që produksioni kur unë kam folur dhe është aluduar se i kam thënë diçka, është thënë vetëm “I love you I love you, jepi forca” dhe si ka dalë aty “ke dalë keq”, s’ka lidhje. Unë i pashë të gjithë, është tjetër kur i shikon dhe tjetër kur i takon. Është presion i fortë psikologjik”, tha ai.