Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Afera Rama-Basha e Portit të Durrësit, shumë më e madhe se ajo e inceneratorëve

Berisha: Afera Rama-Basha e Portit të Durrësit, shumë më e

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi në një takim me shoqatën Durrës, në krah të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, se afera e Portit të Durrësit është e përmasave të paimagjinueshme.

Ai tha se në këtë aferë janë të implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Ne mblidhemi sot këtu për njërën nga aferat korruptive ndoshta tani për tani më të madhe të planetit. Jo vetëm të Ballkanit e të Europës, por të planetit.

Mblidhemi në një moment kur mega-grabitës, mega-plaçkitës kanë vendosur t’i rrëmbejnë qytetit në një skemë klasike mafioze, 800 mijë metra katrorë me një vlerë disa miliardë euro.

Kanë përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën dhe fill pas kësaj, Emari është zhdukur, siç thotë ministrja që meriton më shumë se çdo gjë tjetër apo që njihet më shumë se çdo gjë tjetër për grykësinë e saj, me rregullat e saj i shiti 100% koompanive offshore apo kompanisë offshore Rama-Basha, të gjithë aksionet e 800 mijë metrave katrorë, tokë në zemër të Durrësit”.

“Edhe inceneratorët që janë vjedhje flagrante, duken një nënfish i vogël i kësaj që po zhvillohet në Durrës. Durrësi, një qytet 3-mijë vjeçar, ekzistencën ia ka dedikuar portit. E thotë Milan Shuflaj, në kohëra të mira Durrësi zgjerohet, në kohëra të vështira rrudhet.

Por asnjë pushtues nuk e la Durrësin pa port. Në këtë mënyrë, babëzia dhe lakmia e verbër e fitimit, çon në vendime të pashembullta në tre mijë vite,” tha Berisha.

Më tej ai citoi edhe thirrjet e Grida Dumës, se në këtë çështje duhet të bashkohen Rama dhe Basha.

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal4 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar4 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike4 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet4 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske4 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar4 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar4 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar4 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook