Lidhu me ne

Kryesore

Administratori i kompanisë ‘Albtek Energy’ e pranon: Mbetjet në inceneratorin e Elbasanit nuk digjen, vetëm landfillohen

Administratori i kompanisë ‘Albtek Energy’ e pranon: Mbetjet në inceneratorin e Elbasanit nuk digjen, vetëm landfillohen

Administratori i kompanisë koncesionare “Albtek Energy” që ka në administrim inceneratorin e Elbasanit, Arjan Baçi deklaroi se ky impiant aktualisht nuk bën incenerimin e mbetjeve, për të prodhuar energji elektrike. I ftuar në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, Baçi tha se kostot për Bashkinë e Elbasanit janë zero për depozitimin e mbetjeve landfillimin e tyre. Kjo ka sjellë një reagim nga ana e deputetit të PD-së Luçiano Boçi. Ai tha se këto deklarata bien ndesh me ato çfarë thotë Bashkia dhe ato çfarë u thanë gjatë vizitës së anëtarëve të komisionit tek impianti.

Sipas tij, Bashkia e Elbasanit ankohej se nuk i përballon dot kostot e incenerimit, ndërsa duke u nisur nga deklaratat e administratorit, kostot janë thuajse zero.

Baçi:  Në vendgrumbullimin, sasia e mbetjeve varion, por në ditë varion nga 110-120 ton në ditë. Përpunohen mbetjet vetëm duke i landfilluar. Bashkia e Elbasanit ka kosto zero për landfillimin.

Luçiano Boçi: Nuk japin asnjë lek që depozitojnë mbetjet? I bëjnë falas?

Baçi: Deri tani kostot e bashkive për landfillimin e mbetjeve ka qenë zero.

Luçiano Boçi:  Duke qenë se kostot janë zero, pse 3 bashkitë e tjera nuk duan të sjellin mbetjet në incinerator.

Baçi: Nuk e di pse.

Luçiano Boçi:  Bashkitë thonë se nuk i përballojnë dot kostot, ndërsa ju thoni nuk kanë kosto.

Baçi: Incenerimi deri në periudhën kur kemi marrë në dorëzim inceneratorin nuk ka pasur kosto.

Arapi: Një sqarim shtesë. Kur morëm në administrim të gjitha pasuritë e inceneratorëve. Edhe atë të Elbasanit, kemi lejuar deri në datën përpara vendimit të Gjykatës, kjo diferencë kohore, të marrim disa veprime konkrete. Shumë shpejt mendojmë se inceneratori do të fillojë punë për të prodhuar energjinë elektrike.

Luçiano Boçi: Pra e gjithë ajo vizitë e jona ishte false sepse para kamerave u tha se ja punon inceneratori. Sot po thoni se nuk incenerohet. Incenerimi shqetëson banorët e Elbasanit?

Arapi: Shpjegimi im është që për ta vendosur në punë inceneratorit, duke qenë se nuk kemi shumë lëndë të parë, menduam që ishte e dobishme të mbahej në gjendje pune, i ndezur, por jo funksional. Kam lënë kuadrin e inxhinierëve në dispozicion të inceneratorit të Elbasanit. E mban të hapur.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook