Mix
Sophie Turner dhe Joe Jonas konfirmojnë shtatzëninë për Shën Valentin

Ylli i “Game of Thrones” Sophie Turner dhe Joe Jonas konfirmuar pritjen e ëmbël teksa u shfaqën në rrugët e Los Angeles. Bashkë me vajzën e tyre 1 vjeçe, Willa, po shëtisnin pranë lagjes së tyre, aty ku edhe paparaci shkrepi fotot.

Barku i rrumbullakosur i Sophie ishte i dukshëm. Madje disa herë ajo edhe e ka prekur gjatë fotove, si për të treguar se po, thashethemet që dolën janë të vërteta.



Thashethemet për pritjen e ëmbël nisën ditën e dielë, kur çifti u shfaq në Super Bowl.