Mix
Mjaltë në mëngjes, sekreti që duhet të dini
Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e mirë, dhe një veprim apo mosveprim i orëve të hershme ndikon në shëndetin dhe disponimin gjatë ditës.
Studime të ndryshme dhe jo vetëm e vlerësojnë konsumimin e tij si një arsye shumë e rëndësishme në lidhje me shëndetin e gjithsecilit.
Ndërkohë jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.
Mjalti përmban sasi të vogla proteine, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Poashtu ai shihet si multivitamin.
Mjalti i dhuron fuqi organizmit, ai është antioksidant si dhe armik i mikrobeve.