Mix
Në ditën e të dashuruarve, Dafina Zeqiri publikon klipin “Mos e lëndo”

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dafina Zeqiri, disa muaj më parë publikoi albumin e saj “Dafinë Moj” – i cili u prit mjaft mirë nga publiku.
“Mos e lendo” mban titullin njëra prej këngëve të albumit e cila ishte publikuar vetëm në versionin audio.
Ndërsa Dafina gjatë kësaj kohe ka qenë duke përgatitur klipin, të cilin më në fund e ka publikuar – sot në ditën e të dashuruarve. E veshur me të kuqe dhe shumë joshëse, ky klip duket se është pëlqyer shumë nga fansat.