Radar
Djali i Sokol Olldashit në takimin e Berishës me të rinjtë: Qeveria, krimi, oligarkët nuk na mposhtin dot
Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi deklaron se demokratët kanë 9 vite që lodhen në opozitë.
I pranishëm gjatë një takimi të ish kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e FRPD në Lushnje, Olldashi tha se krimi, qeveria, oligarkët dhe Lulzim Basha janë bërë bashkë, por ata nuk do t’i mposhtin dot demokratët.
“Kemi 9 vjet që lodhemi në të gjithë këtë opozitë. Në 9 vjet të paktën njëherë jemi zhgënjyer të gjithë. Kësaj radhe mund të duket edhe më e vështirë sepse jemi kundër qeverisë, kundër krimit, kundër oligarkëve etj.
Një gjë është e sigurt, të gjithë këta bashkë nuk do mund ta fikin zjarrin që është në zemrat e çdo demokrati. Për Elton Banon nuk ka nevojë t’i bëj lëvdata.
Kam vetëm një mesazh, t’ua themi të gjithëve, edhe atyre që s’janë me ne, edhe socialistëve, Elton Bano është kandidat i të gjithë Lushnjes, është kandidat i të gjithëve. Ju ftoj ju të votoni nr.3, Elton Banon për Lushnjen”, u shpreh Olldashi.