Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Dosja ‘Toyota Yaris’, Basha i zhytur kokë e këmbë në këtë çështje

Berisha: Dosja ‘Toyota Yaris’, Basha i zhytur kokë e

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në Dibër gjatë prezantimit të kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit, ka folur dhe për dosjen e ‘Toyota Yaris’, ku Lulzim Basha është marrë në pyetje.

‘Disa gjëra të shkurtra do të them!

Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë, nuk kam asnjë lidhje me dosjet. Unë jam habitur me atë që ka thënë në parlament me ‘Toyota Yaris’. I kam thënë që nuk mund ta bënte këtë gjë.

Çfarë ndodhi. Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori nën hetim për dekonspiracion të operacionit ndaj organizatës kriminale. Secili prej jush nëse do të ishte akuzuar për këtë akuzë, disa vite do i kishit kaluar në qeli.

Kurse kjo dosje u mbyll nga Rama, sikur të mos ishte. Nuk ka lidhje me asnjërin prej jush, por ka lidhjet e Lulzim Bravës dhe lidhjet Rama-Basha.

Tani vjen prokuroria belge e cila vazhdon hetimin. Ka marrë nën hetim nëntë persona dhe kjo e aferë dëshmon lidhjet e tmerrshme të mafias me politikën në Shqipëri. Mirëpo nga politikanë në Shqipëri, i vetmi që është thirrur nga prokuroria dhe prokurorët belgë, është Lulzim Basha. Kjo është e vërteta.

Ju garantoj se drejtësia belge është e pavarur dhe do ti shkojë deri në fund këtij problemi, në të cilin Lulzim Basha është i zhytur nga koka deri tek këmbët.

Vijmë tek dosja Nik Muzin, dosje që ma solli në zyrë ambasadori i SHBA. Unë i besoja Lulzimit dhe jo çfarë thoshte ambasadori. Por doli se ai kishte shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane.

Tani para jush i them, dil çdo ditë në foto me guvernatorin, por ajo dosje do të të mbetet gjersa të japësh llogari në 1 para ligjit shqiptarë dhe amerikanë. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë’, deklaroi gjatë fjalës së tij në Dibër, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook