Lidhu me ne

Radar

Pse nuk mori pension Fan Noli?


Dr. HASNA BELLO
Ne dhjetor te 1933 Noli u semur rende dhe kerkoi ndihmen e Mbretit Zog. Kjo shkaktoi debate nga kundershtaret e Nolit, te cilet e akuzuan se u shit. Por ky i fundit iu pergjigj se un nuk mora ndihme as nga mbreti i Greqise dhe as i Serbise, por nga mbreti i Shqiperise. Megjithate nevojat ekonomike e detyruan qe te interesohej per lidhjen e nje pensioni.

Ne fakt kontributi i Nolit si deputet, minister dhe kryeminister i shtetit shqiptar, nuk i kalonte kater vite. Prandaj ky ishte nje problem me vete. Sidoqofte me 16 shkurt 1934 ai i shkruante mitropolitit te Korces, Vasil Markos, qe te interesohej prane organeve qeveritare per t’i lidhur nje pension.

Ne mars te po atij viti mitropoliti u takua me Mbretin. Kole Kuqali, i cili ne kete periudhe ishte nenpunes i legates amerikane ne Tirane dhe person intim qe informonte Zogun, i shkruante mikut te tij Fan Noli: “Mbreti ju favorizon dhe ju do shume.

Eshte gati t’ju jape cdo ndihme, por nuk eshte koha akoma per te bere nje propozim per pension ne Parlament. E shkuara do te harrohet dhe do te krijohet midis jush dhe Mbretit nje gjendje sikur te mos kete ekzistuar ndonjehere grindje, po te jete se do te pajtoheni. Mitropoliti me thote se Mbreti eshte gati dhe deshiron tju ndihmoje me cdo menyre qe te ktheheni ne Shqiperi, porse kjo duhet te vije me nje kerkese nga ana juaj dhe jo me nje oferte nga qeveria”.

Kjo tregon se Zogu i “eleminonte” kundershtaret pa barut dhe pa kobure.
Me 15 mars 1934 mitropoliti i Korces, Vasil Marko, i shkruante Nolit se kishte shkuar tek Mbreti dhe perpara se t’ia hapte muhabetin, me bujarine dhe shpirtmadhesine e tij te zakonshme i kishte deklaruar: “Deshiroj te ndihmoj Fan Nolin, po per shkak te zbritjes se buxhetit dhe zbritjeve te shumta, e pergjithesisht nuk eshte moment i favorshem sivjet per rregullimin e pensionit te tij.

Prandaj do t’i jap shperblimin tim 500 franga ari ne muaj, qe keshtu duke u terhequr nga politika, t’i sherbeje vendit duke perkthyer ca libra, te cilat t’i dergoje ketu te shtypen dhe perfitimi t’i dergohet atij dhe vitin qe vjen duke qene situata financiare me e mire i rregullojme edhe pensionin”.

Lajmi se Zogu do t’i jepte Nolit nga fondi i tij personal 500 franga ari shpertheu si rrufe ne qiell te hapur dhe e tronditi emigracionin politik antizogist, shoke dhe bashkepunetor te Nolit. Si perfundim,

Noli per shume arsye nuk mori asnjehere pension nga shteti shqiptar, pavaresisht nese i takonte ose jo.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook