Radar
Nga Luan Rama/ Çdo kohë ka nënën e vet
![](https://www.cna.al/wp-content/uploads/2022/02/nene-liza-1-535x354.jpg)
Qëndrestare epike përballë dhunës, edhe pse e vetme me një tufë policë përballë, mirditorja Liza Marku e njohur prej të gjithëve si nënë Liza, është në gjithë sa përfaqëson dhe shpreh në gjithkuptimshmërinë e vet vetë NËNA.
Mosha me 78 vitet e jetës së saj, nuk vlen kur i duhet të dëshmojë fuqinë e shpirtit të nënës, teksa i duhet të mbrojë djersën e punës së bijëve; shtëpinë që kanë shkuar t’ia grabisin dhe shembin.
Verbëria e dhunës së pushtetit nuk ia turbullon kthjelltësinë e gjykimit, shprehur përmes një ligjërimi mbresëlënës që mençurisht sfidon edhe deputetët.
Nënë Liza nuk është një “VIP” që e merr famën fabrikuar prej spektakleve të mediokrotetit që shesin në tregun e konsumit mediatik injorancën e veshur me PRADA.
Atë e bëri të famshme halli dhe dhembja e vet.
Piskama e kësaj dhembjeje na kumton në fakt hallin e madh të shoqërisë shqiptare.
Ndaj, nëse keni dëgjuar për Tringën a Norën e Kelmendit, nëse keni dëgjuar për Shotë Galicën apo Maro Kondin, nëse keni dëgjuar për nënë Pashakon, Maro Podgozhanin apo Mine Pezën, mos u çudisni që ka edhe një si nënë Liza.
Çdo kohë ka nënën e vet.
![May be an image of 2 people and indoor](https://scontent.ftia13-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/273807409_442626274202118_1618962305825009230_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeGc5Hed5tNkS-hiMyGG86dCbkuDyg_QLZVuS4PKD9AtlegCXMGFl8fJ8dfEn9vW1M6uWjRpATPdYNnXmC2wb8qT&_nc_ohc=VcYQfLmNtjsAX-hiXOx&tn=qIOpQrbG39sOHhb8&_nc_ht=scontent.ftia13-1.fna&oh=00_AT-H8uhzBV-iRAbWSrALIYyLwF3Wdrfbshkhm-j8HwuUfw&oe=620ABD10)