Lidhu me ne

Temporal

Babë e bir në burgun e Burrelit

“Në Burrel gjeta edhe babanë. U bëmë atë e bir në burg. Po vdiste. Qe plak; as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes. Shumë i rënë… Mundësia për të kryer nevojat, ishte shumë e kufizuar. Për atë punë, kishin vënë dy qypa në fund të dhomësPër të gjithë. Pleqtë kishin nga një pagure; ata urinonin në pagure…”

Në familjen e Veliko Maliles në Gjirokastër gjithë jeta do të përmbysej ditën që ai do të arrestohej. Viti 1947 do të shënonte fundin e jetës së tyre të qetë e të lumtur. Ai ishte një prej tregtarëve më të pasur të Gjirokastrës, por regjimi komunist e kishte piketuar që në ditët e para për ta arrestuar e për t’i rrëmbyer gjithë pasurinë. E akuzojnë si pjesë të një grupi armiqësor prej pesë vetësh, me në krye Baba Kamberin e Beratit, babain e Teqes së Suhës. Nga ai grup, u dha dënim me vdekje për Baba Kamberin, i cili u pushkatua ndërsa Veliko Malile dhe Milto Lito, ishin dënuar me burgim të përjetshëm.

Torturat në hetuesi do ishin të tmerrshme dhe arsyeja e vërtetë e tyre ishte dorëzimi i floririt. Veç tij në tortura kishin përfshirë dhe të shoqen, për të cilën Sezar Malile dëshmon se “Nënës i kanë futur edhe macen në dimit që të dorëzonte paratë”.

Veliko Malile do të burgosej fillimisht në burgun e Gjirokastrës, ku do të mbahej i izoluar për 2 vjet dhe më pas do të dërgohej në burgun e Burrelit.

Në familjen e tij gjithçka do të merrte tatëpjetën, në korrik të 1949-ës kur do të arrestohej edhe i biri, Sezari, i cili do të mbahej në hetuesi për afro 10 muaj e më pas do të dënohej për tentativë arratisjeje me 12 vjet burg.

Një pjesë të dënimit, Sezari do e kalonte në kampet e tmerrshme të punës së detyruar në Maliq dhe Kavajë, por pjesën tjetër të dënimit ai do ta kryente në Burrel, në burgun, ku prej shumë kohësh qëndronte i izoluar edhe babai i tij i moshuar. Sezari e kujton kështu takimin me të atin në burgun e Burrelit:

“Në Burrel gjeta edhe babanë. U bëmë atë e bir në burg. Po vdiste. Qe plak; as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes. Shumë i rënë. Dhe i porosiste ata të shtëpisë që të kujdeseshin për mua, për djalin. “Bjerini djalit mbrapa, se unë e kaloj.” – u thoshte i gjori. Sakrifica! Por kur shkova unë në Burrel, u rregulluam disi se gatuaja unë, i laja rrobat dhe kujdesesha për të”.

Sezari qëndroi në burgun e Burrelit për 3 vjet e gjysëm, deri në dhjetor të vitit 1957. Kushtet e tmerrshme të jetesës aty, ai i përshkruan me këto rreshta:

“Burreli ishte shumë i rëndë, fillimisht se qe i mbipopulluar. Dhomat ishin të ngarkuara atje ku nuk bëhej. E dyta, përdorimi i banjos ishte shumë i zorshëm. Mundësia për të kryer nevojat, ishte shumë i kufizuar. Për atë punë, kishin vënë dy qypa në fund të dhomësPër të gjithë. Pleqtë kishin nga një pagure; ata urinonin në pagure. Plaku urinonte në pagure se nuk ishte në gjendje të priste te radha e qypit: që ta merrte qypin, të shkonte e ta pastronte në banjo, ta lante e ta sillte prapë në dhomë, gjë që e bënim gjatë kohës së pushimit kur dilnim në oborr. Kështu që ai që ishte plak, përdorte paguren. Ne të tjerët përdornim qypin, aq sa qypi mbushej fytas. Por, kur ndodhte që thyhej qypi, çfarë të bënim ne? Kur thyhej qypi, fekalet merrnin dheun dhe ne nuk kishim një leckë që ta mblidhnim. I binim derës dhe nuk na e hapte kush. Kjo qe më e tmerrshmja e Burrelit: qypi. Dhe e dalura jashtë ishte një tjetër problem: një orë në mëngjes, një orë pasdite”.

27 dhjetori i vitit 1957, do të shënonte fundin e burgut për Sezar Malilen. Duhej të ishte i gëzuar, por a ishte e mundur kjo? Në burg po linte të atin e moshuar, i cili ende nuk e kishte përfunduar dënimin, ndërsa jashtë e priste një jetë tmerrësisht e vshtirë. I ati do të qëndronte edhe një vit tjetër në burg, ndërsa vetë i duhej të gjente një strehë dhe një punë.

“Babain e lashë në burg. Kur erdha në Tiranë, kërkova pasaportizim por nuk ma dhanë. Më dëbuan e më shpunë në Kavajë. Vajta në Kavajë me dyshekë në krahë. Në kriporen e Kavajës. Ku të rrija? Parà e gjë nuk kisha. Ku do të futesha? Aty në kripore, ishte një ndërtesë; punoja dhe strehohesha aty… Baba doli nga burgu një vit pas meje. Unë isha në Kavajë atë kohë. Pas një viti, më në fund kisha arritur të zija një dhomë. Kur erdhi babai, erdhi edhe nëna e cila deri atëherë rrinte te vëllai. Kështuqë krijova folenë aty. Avash-avash, me nga një leckë me nga një gjë, sikur u bëmë pak shtëpi. Morëm ca lëvozhga misri dhe bëmë minderet, se s’kishim as mindere”.

Për Sezarin internimi apo dëbimi ishte edhe më i vështirë se periudha e burgut.

“Nuk dija ku të shkoja. Në dorë të Zotit. Po të të internonin, shkatërroheshe krejtësisht. Shkatërrohej shtëpia. Kur të fusnin në burg, shtëpia ngelej, foleja ngelej. Pra internimi ishte shkatërrim. Dita më e zezë ajo ka qenë”.

Dëshmia e Sezar Maliles, djalit të Veliko Maliles, është publikuar në “Zërat e Kujtesës”, botim i ISKK, përgatitur nga Luljeta Lleshanaku dhe Agron Tufa.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore11 minuta më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar2 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix2 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar3 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar4 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix4 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore6 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix6 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Facebook