Lidhu me ne

Kryesore

“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”. Gazetari i alarmuar me ndërtimet te Liqeni kritikon studentët, mjedisorët dhe opozitën/ FOTO

Djali i Shefqet Kastratit zyrtarizon blerjen: Ish-'Sheratoni' tani na  përket ne - KRYESORE

Gazetari Ermal Mulsomani me anë të një statusi në Facebook ka denoncuar territoret e reja që po pushtohen nga Grupi Kastrati i cili po ndërton përreth hotelit Mak Albania (dikur Sheraton). Me foto dhe tekst ai thekson se pas ndërtimeve të kullave në anën lindore, ana e Parkut të Liqenit, ndërtuesi ka ndërhyrë edhe në anën tjetër, në drejtim të Universitetit Politeknik.

Mulosmani shton se nuk ka as mjedisorë, as studentë dhe as opozitë për të ngritur zërin për këtë shfytyrim të mjedisve publike.

“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.
“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.
“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.
“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.
“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.
“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.
“Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca”.

Statusi i plotë:

Fotot më poshtë i mora tani, sapo. Janë në ambientin përpara stadiumit Air Albania, përgjatë ish rrugës që të çon te ish Sheratoni dhe deri në kufinjtë e Universitetit Shtetëror. Mbi 5-6 betoniere lëviznin në një sipërfaqe krejt të vogël. Nga thellësia e Parkut të Liqenit Artificial doli përbindëshi tjetër me emrin po kaq të tmerrshëm, betoniere Bami. Dheu e kishte përbirë barin, jeshillëku kishte marrë fund. Pyllit ia kishin nxjerrë zorrët si në një masakër çnjerëzore. Limiti ishte muri i Universitetit, të vinte të vije kujën nga pafuqia…

Unë kam shkruar para ca kohësh për pjesën tjetër të ish Sheratonit, atë lindore, ku ishte ngritur një lagje e tërë shumëkatëshe betoni që kishte zëvendësuar hektarë të tërë pylli. Mirëpo sot po shoh që zorrët i paskan dalë edhe krahut tjetër, ndërtimet po e rrethojnë Universitetin edhe nga mbrapa.

Betonieret punonin të qeta, asnjë media, asnjë shoqatë ambientaliste, asnjë zë publik nuk shqetësohej… Po Opozita? Ku është Basha, Berisha, deputetët? Pse nuk dalin të blokojnë rrugën e betoniereve të denoncojnë krimin më të madh ekologjik të qytetit? Dikur për Parkun e fëmijëve, në anën tjetër, bënë namin!

Po studentët? Po ju vjen Lalë Kastrati në auditor çuna, goca. Ne të tjerëve na është squllur nervi, vetëm klithma dëshpërimi lëshojmë por të paktën ju bëni diçka. Arlind Qorri, Organizata Politike bëni diçka ju lutem. U mbush pylli me resorte e restorante dasmash.

E në shenjë pafuqie e dëshpërimi po u lutem ta shpërndani këtë status. Ndoshta dikush merr nismën të protestojë…

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook