Lidhu me ne

Radar

Berisha zbulon detaje nga takimi i Ramës me banorët e 5 majit: U përplasi tavolinën me grusht, si pushtues e diktator

Berisha zbulon detaje nga takimi i Ramës me banorët e 5 majit: U

Sali Berisha ka folur sërish për protestën e banorëve të “5 Majit”, Paskuqanit e Laprakës, duke u shprehur se qeveria nuk po dëmshpërblen për prishjen e banesave.

Jashtë dyerve të Kuvendit, Berisha komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me disa përfaqësues të banorëve, të zhvilluar sot në Kuvend, duke u shprehur se ai është sjellë me banorët në mënyrë të pashpirt e çnjerëzore.

“Me pashpirëtësinë, ç’njerëzinë, e kreut të Meduzës, ndaj banorëve, të cilët në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën po mbrojnë shtëpitë e tyre, që barbarisht po u shkatërrohen nga një bandë e veshur me pushtet, në kundërshtim me të gjitha ligjet e një shteti ligjor.

Të ftosh njerëz, qytetarë, në bisedime është një akt normal.

T’u përplasësh tavolinën atyre me grusht është një arrogancë ekstreme, të cilën e kanë aplikuar ndaj qytetarëve së pari pushtuesit dhe përveç tyre, edhe diktatorët.

Për të gjitha këto, dënoj me ashpërsinë më të madhe, informoj se do të merret nisma ligjore në Parlament për mbrojtjen e banesave të qytetarëve shqiptarë. Me praktikën që po ndjek kreu i Meduzës janë qindra mijëra banesa të pasigurta në Shqipëri.

Midis atyre që u prishen shtëpitë, janë njerëz me tapi 40-50 vjeçare. Që të gjitha janë ndërtuar para vitit 2014, ku gjer në atë vit ligji parashikohen legalizimin para urbanizimit.

Nuk jam për të penguar urbanizimin apo kundër ngritjes së qendrave, por jam në mënyrë kategorike kundër shkatërrimit të pronave të qytetarëve pa dëmshpërblimin e plotë në përputhje me rregullat e tregut.

Babëzia, hajnia, bën që Bashkia e Tiranës me oligarkun famos Salillari, dhe pallat Kapllanin e Lul Bravës, të mos pranojnë të japin as 9% të sipërfaqes banorëve. Është ekstreme kjo.

Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin”, tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore26 minuta më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix33 minuta më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Facebook