Lidhu me ne

Radar

Basha jep llogari në SPAK për ‘Toyota Yaris’, Berisha: Pse votoi pro vettingut para se të nisej në Prokurori

Basha jep llogari në SPAK për ‘Toyota Yaris’, Berisha: Pse

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur në SPAK ku do flasë me prokurorët belgë për deklaratat për dosjen e 3.4 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’,  ku u kapën 3.4 milionë euro.

 Sipas Berishës, i cili prezantoi kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ në Vorë, Lulzim Vrana, Basha votoi më parë pro zgjatjes së mandatit të organeve të vettingut dhe më pas iku në Prokurori nga frika se mos u thoshte deputetëve të mos votojnë.

“Sot në Tiranë zbarkoi një skuadër e tërë prokurorësh dhe xhandarësh së Belgjikës, sepse Lulzim Brava, nëse ju kujtohet ju, në parlament, doli dhe tha do të “vijnë ditën e shtunë 5 mln euro me Toyota”, i njoftoi. Morën e bënë votimin përpara se të shkonte në prokurori nga frika se mos u thoshte deputetëve mos votoni. Ndaj cdo votë për kandidatin e Lulzim Bravës është votë për Edi Ramën.  Kjo është skllavëri”, tha Berisha.

Dosja ‘Toyota Yaris’

Katër vite më parë Lulzim Basha akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t’i kapte ato më 24 qershorit 2018.

Prokuroria mori Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t’u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

Taulant Balla e paditi Lulzim Bashën për shpifje, lidhur me deklaratat që ky i fundit bëri në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste kreut te grupit socialist. Lulzim Basha u dënua nga gjykata me 50 mijë lekë gjobë për shpifje ndaj Taulant Ballës.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës.

Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore6 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix6 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook