Lidhu me ne

Radar

Afera e inceneratorëve, shpjeguar me dy fjalë

Ka dy momente në lidhje me denoncimin që po bëhet nga Komisioni Hetimor Parlamentar për aferën e inceneratorëve. Ku njëra palë thotë që është skandali më i madh korruptiv i 30 viteve. Pala tjetër thotë ja ku janë inceneratorët, nuk ka asgjë.

Në fakt, kanë qënë mediat që kanë denoncuar të parat inceneratorët, duke e quajtur një aferë korruptive për shkak të mënyrës që është zgjedhur për këto koncesione, të cilat në fakt quhen PPP.

Por i ndërtuar me paratë e qeverisë dhe të buxhetit, vetëm se subjekti që i ka ndërtuar, që kalojnë nëpërmjet të njëjtëve emra, kanë marrë disa kredi të vogla në bankat e nivelit të dytë dhe me paratë që ka paguar Qeveria, i ka ndërtuar këta inceneratorë.

Pra, brenda 3-4 vitesh kanë marrë gjithë lekët, edhe për Elbasanin, edhe për Fierin, këto bashkë 50 milionë euro, ndërkohë për Tiranën janë paguar rreth 40 milionë dollarë.

Si shpjegohen inceneratorët me dy fjalë, për të mos pasur më debat mes palëve?

Sepse jemi përballë faktit ku të dy palët kanë të drejtë.

Pra, edhe mediat e demokratët që bërtasin, edhe socialistët që i mbrojnë inceneratorët dhe portalet e gazetar e paguara prej tyre.

Çështja e inceneratorëve është e përkthyer shkurt me dy versione, e para është si puna e një rruge të ngushtë 3 metër, ku kalojnë qindra makina dhe ka pa fund aksidente.

Për këtë qeveria vendos ta zgjerojë, ta bëjë rrugën me 4 korsi.

Dhe duhet ta bëjë me 4 korsi, që mos ketë më aksidente, do vërë dhe tra, ta paguash taksën që të kalosh, sepse rruga kushton shumë, duhen nxjerrë të ardhurat. Kjo është zgjidhja që ka gjetur Qeveria.

Megjithëse është e varfër, e mbytur në borxhe dhe nuk ka para, ka marrë një kompani private, i ka thënë “ndërtojë këtë rrugën, unë po të jap lekët, pjesë, pjesë për katër vjet, ma bëj me katër korsi, unë do vë një tra dhe qytetarët do paguajnë taksën kur të kalojnë”.

Por, çfarë ka ndodhur ?

“Trau” është vënë. Taksa paguhet nga qytetarët kur shkojnë, por në vendin e një rruge me dy korsi, kalojnë në një rrugë të zakonshme, jo tre metër, por 6 metër të gjerë.

Qeveria thjeshtë pagoi para për një “autostradë” me katër korsi që të vendoste një tra dhe të merrte taksën. Por, ka bërë një rrugë me dy korsi, ka zgjeruar rrugën e caktuar ka vënë traun e qytetarët paguajnë taksën për autostradë.

Nuk ka asnjë ndryshim, më shumë sesa kaq. Thjeshtë dhe vetëm që paratë e paguara nga shteti janë për një “autostradë me katër korsi”, dhe rruga është me dy korsi dhe ka edhe taksë.

Kjo e para për formën që kanë gjetur.

Ose në rast se dikuj nuk i pëlqen ky lloj krahasimi ka edhe një krahasim tjetër.

Qeveria ka vajtur të blejë një Mercedez të ri në fabrikë, me kilometër zero, që është makinë e modelit të fundit, elektrike dhe që nuk harxhon karburant, por në fakt ka shkuar dhe ka gjetur të magazinuar ose ka marrë të përdorë një Gaz 51, të kohës së Enverit që kërkon nga pas një autobot me karburant. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Thjeshtë dhe vetëm ka marrë mallin tjetër për tjetër.  Kjo e dyta për kostrot e inceneratorit./CNA.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar8 orë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore8 orë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix12 orë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix12 orë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix12 orë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix12 orë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix13 orë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal13 orë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix13 orë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook