Lidhu me ne

Mix

Studimet zbulojnë diçka interesante: Brokoli fsheh sekretin e rinisë?

Brokoli, prej kohësh është konsideruar si një produkt ushqimor mjaft i mirë, i pasur me vitamina, proteina dhe lëndë të tjera ushqyese, por një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se brokoli mund të shmangë edhe shenjat e plakjes. Universiteti i Studimeve Mjekësore, në Washington, publikuar në ‘Cell Metabolism’, studioi minjtë për të parë se si një enzimë e veçantë, që gjendet në zarzavate si brokoli apo kastraveci, mund të vonojë shenjat e plakjes.

Enzima e lartpërmendur është mononukleotidi nikotinamid, i njohur ndryshe edhe si NMN (nicotinamide mononucleotide). Kur u injektohej minjve kjo lloj enzime, u shtonte atyre energjinë, madje edhe u parandalonte shtimin në peshë. Me kalimin e kohës, edhe nivelet e sheqerit në gjak përmirësoheshin ndjeshëm, por përmirësohej edhe shikimi.

Edhe pse studiuesit nuk janë të sigurt nëse NMN rrit jetëgjatësinë, efekti në nivelet e energjisë për minjtë që janë bërë pjesë e studimit ka qenë mjaft i dukshëm. Një nga studiuesit, Shin-ichiro Imai, është shpresëplotë për enzimën që ka rezultate të ngjashme edhe për njerëzit. “Derisa qelizat e njeriut mbështeten në të njëjtin proces riprodhimi të energjisë, shpresojmë se kjo mund të përkthehet në një metodë që ndihmon njerëzit të qëndrojnë më të shëndetshëm se mosha që kanë” – tha ai.

Nëse është ky rasti, kjo do të thotë se konsumimi i vazhdueshëm i brokolit, por edhe i perimeve të tjera, mund të vonojë sëmundjet apo problemet e tjera shëndetësore që vijnë me kalimin e moshës.

Gjyshet kanë pasur gjithmonë të drejtë kur thoshin për konsumin e sa më shumë perimeve.

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore11 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike1 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske1 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar1 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar1 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar1 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook