Lidhu me ne

Radar

Inceneratori i Fierit, 3 vjet jashtë afatit! Kompania e Zotos ka marrë 38 mld lekë

Miliarda lekë të taksave të shqiptarëve janë dhënë për inceneratorin e Klodian Zotos në Fier, por ky impiant ende nuk ka filluar punën. Afati për përfundimin e punimeve ka qenë para tre vitesh, por shtyrjen e justifikojnë si kryetari i Bashkisë së Fierit ashtu edhe Kryeministri Edi Rama, duke thënë se aktiviteti i impiantit të mbetjeve do të nis punën së shpejti. Janë 38 miliardë lekë, të cilat janë depozituar në llogari të kompanisë së klientit të qeverisë, Klodian Zoto.

Ministria e Financave ishte e bindur se inceneratori i Fierit do të përfundonte ndërtimin dhe do të niste nga funksioni në 31 mars të vitit 2021. Por, kur ka kaluar gati një vit nga ky afat, djegësi i mbeturinave për Qarkun e Fierit nuk ka nisur ende nga funksioni.

Një grup deputetësh të Parlamentit Shqiptar konstatuan të martën se impianti i përpunimit të mbetjeve ende nuk ishte vendosur në funksion.

Përfaqësuesit e kompanisë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”, deklaruan se inceneratori do të nisë punën së shpejti. Të njëjtën shprehje kanë thënë më herët edhe kryeministri Edi Rama e kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Por, situata në terren tregon se inceneratori i Fierit nuk ka nisur punën, megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga afati i përcaktuar në kontratën koncensionare. Ministria e Financave, në një raport të publikuar në korrik të vitit të kaluar, deklaronte se punimet për inceneratorin e Fierit do të përfundonin në fund të Marsit 2021.

Kompania në pronësi absolute të biznesmenit Klodian Zoto, duhet të përfundonte ndërtimin e impiantit në tetor 2019. Por, për arsye të paqarta, në shtator 2020, Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe kompania koncensionare nënshkruajnë marrëveshje për shtyrje afati deri në mars 2021.

Edhe ky afat rezulton të jetë shkelur, ndërkohë që kompania e Zotos ka marrë deri më tani mbi 38 miliardë lekë të vjetra nga Buxheti i Shtetit. Kontrata koncensionare është nënshkruar në vitin 2016 dhe vlera e investimit është 37 miliardë lekë të vjetra. Rezulton që Ministria e Financave ka paguar rreth 1 miliardë lekë më shumë deri në fund të vitit 2021. Kjo shumë sugjeron se shteti ka paguar të gjithë vlerën e investimit për ndërtimin e inceneratorit, si edhe për depozitimin e mbetjeve urbane.

Ndërkohë, kompania koncensionare e Zotos, megjithëse ka marrë të gjitha paratë, nuk ka vendosur në funksion djegësin./CNA.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook