Radar
E nxorën nga shtëpia, banorja e ‘5 Majit’: Kam 40 vjet këtu! Shtet mizerabël

Vijon shembja e banesave tek zona ‘5 maj’ në Tiranë.
Një banore, e cila ka jetuar prej më shumë se 40 vitesh në lagje, bëri thirrje që qytetarët të mos nënshkruajnë asnjë kontratë.
Ndërkohë që nuk i kursen edhe mallkimet dhe ofendimet ndaj zyrtarëve të lartë të vendit.
“U vraftë zoti, iu kam lënë zotin! Shtet mizerabël, këtu s’ka pas shtet këtu e 500 vjet, hajdutë drogaxhinj! Të vrasin natën e të qajnë ditën, na dhunoi turku e serbi e Enveri me këlyshët e vetë. Ju lutem mos hidhni firma, mos bëni projektime! Këta janë komunistë. Kam 40 vjet këtu!,”-thotë banorja.