Lidhu me ne

Radar

Shtrenjtohen me 25-40% çmimet e perimeve, Kryeministri Rama bredh nëpër Itali

Temperaturat ekstreme negative që përfshinë vendin vetëm pak javë më parë kanë dhënë goditjen e parë më afatshkurtër në produktet e fushës duke çuar çmimet e tyre në nivele stratosferike.

Tregtarët raportuan se në tregjet e shumicës sallata jeshile, spinaqi dhe lakra kishin ardhur në rritje graduale që nga janari e në vazhdim në shkurt. Sipas tyre, arsyet kryesore lidhen me prodhimin e pakët vendas ndërkohë që një pjesë e atij që ishte potencial për të prekur tregun gjatë kësaj periudhe është humbur pasi nuk rezistoi në ditët e ftohta.

Pritshmëritë e tyre janë që i gjithë shkurti të përkufizohet nga çmime relativisht të larta për produktet në fjalë, ndërkohë që për zbutje të tyre mund të flitet vetëm pas daljes së prodhimit të serave, që nis nga marsi.

Temperaturat me minus që përfshinë thuajse gjithë vendin nuk përjashtuan as zonën e Myzeqesë e cila është edhe kryesorja në prodhim përgjatë gjithë vitit. Temperaturat e ngrohta mundësojnë që edhe gjatë dimrit të merret prodhim në disa kultura të cilat rezistojnë në ambient të hapur ndërkohë që paralelisht edhe prodhimi i serave zë një vend të rëndësishëm.

Çmimet në janar dhe shkurt

Konkretisht javëve të fundit sallata jeshile e cila luhatej gjatë dhjetorit mes 200 dhe 220 lekë mesatarisht me shumicën në këtë periudhë është luhatur mes 250-260 me shumicë, me shtrenjtim rreth 25-30%.

Spinaqi i cili gjatë dhjetorit ishte mes 100-120 lekë kilogrami me shumicë ka çuar mesataren tani tek 140-160 lekë, duke u shtrenjtuar me rreth 40%.

Po kështu një rritje atipike është vërejtur edhe tek lakra e cila me shumicë është tregtuar zakonisht në nivelin e 30 lekëve për kilogram ndërkohë që tashmë gjendet me 60 lekë/kilogrami duke arritur te konsumatori fundor me një çmim 80 lekë kilogrami.

Në nivele të larta mbeten edhe lulelakra dhe brokoli, që tregtohen mes 230-250 lekë/kilogrami por këto të fundit sigurohen në import një pjesë e mirë nga Greqia dhe janë brenda çmimeve që kanë zakonisht në periudhën janar-shkurt.

Të dhënat e inflacionit, që mat ndryshimin e një shporte bazë të mallrave të konsumit, që janë të disponueshme deri në dhjetor, tregojnë se edhe në fund të vitit të kaluar, produktet ushqimore u shtrenjtuan. Frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% më të shtrenjta ishin dhe qumështi, djathi dhe veza.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook