Lidhu me ne

Letersi

“Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes.

Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai u lind në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie.

Samiu ishte njeri me horizont të gjerë, dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: “Fjalori etimologjik i turqishtes”, dhe “Enciklopedia turke e historisë dhe e gjeografisë” në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën “Besa” me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.

Veprat e Samiut në turqisht përshkohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.

Krijimtaria e Samiut për gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati -shkruan Wikipedia

“Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”

Është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha, do të çonin në fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të kishin programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën e gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri këtë mision.

Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.

Pjesa e parë: i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës, me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura, që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën e pellazgëve të popullit shqiptar.

Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori, kurse për epokën e tij shkruan se “është m`ë bukur e m`ë bekuar e gjithë kohërave për vendin tënë”, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të forcojë te shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.

Pjesa e dytë: jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas Tanzimatit. “Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi ai e sheh në radhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri, padituri, dhe errësirë. “Shqiptarët janë robër të poshtuar (poshtëruar) e t`unjurë, të shkelur e të çpërnderë (turpëruar)”, shkruan Samiu.

Përshkrimi është edhe më i gjallë një dallim i theksuar me të kaluarën, të cilën, në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur dikur me “roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjendta të trimërisë, shkruan Samiu, “Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s`ka ku ta zërë qeni. Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç`të kenë, edhe gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin Shqipërisë.

Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante
një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman do të shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij. Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha u vinin shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis tyre, sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të shqiptarëve prej të huajve.

Pjesa e tretë: fillon me pyetjen: “A mund të qëndrojë Shqipëria si është? Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analizat që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu arriti në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin shtetin e tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s`arrihej me lutje, por me rrugën e luftës së armatosur. “Shqiptarët duhet t`i marrin ato që duan me pahir, t`i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.

Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte Republikë Parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkohet nga fryma demokratike. Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i pikëpamjeve të klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja, etj. Vëmendje të veçantë Samiu i kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizmi.

Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me universitet (“gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave, muzeve e biblioteka.

Siç shihet, në veprën “Shqipëria ç`ka qënë, ç`është e ç`do të bëhet„ gjeti shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues. “O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim, se kjo do t`ju shpëtojë!„

Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale. Pasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë s`ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe dhe për formimin e stilit publicistik.

Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar nga populli dhe opinioni përparimtar.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Dikur e konsideruar e shëmtuar, këtë vit çanta e Kaia Gerber po bën një rikthim

Bazuar në çantat e dorës që Kaia Gerber është fotografuar rregullisht duke mbajtur gjatë viteve, ajo duket se i qëndron...

Mix2 orë më herët

7 gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

Ndërmjetësuesit e divorceve kanë dëgjuar çdo justifikim dhe gënjeshtër që përdorin prindërit për t’u ndjerë më mirë për ndarjen e...

Mix2 orë më herët

Pentagoni ndalon libra, mes tyre njëri nga aktorja Julianne Moore

Ekziston edhe një histori për fëmijë e shkruar nga aktorja Julianne Moore në listën e hartuar nga Pentagoni i librave...

Mix2 orë më herët

Horoskopi ditor, për të gjitha shenjat e horoskopit

DashiSot do të ndihesh plot energji, por është e rëndësishme ta kanalizosh atë në mënyrë konstruktive. Në punë, fokusohu te...

Radar2 orë më herët

Donald Trump njofton shkarkimin e të gjithë prokurorëve të emëruar nga Biden

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën, më 18 shkurt, se kishte urdhëruar shkarkimin nga Departamenti i Drejtësisë të të gjithë prokurorëve...

Mix2 orë më herët

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? – Këshillat që duhet të ndiqni

Deri më tani, ju e dini se gjumi është thelbësor për trupin tonë, ai ndikon në funksionimin e metabolizmit, trurit...

Radar3 orë më herët

Kryeministri e ironizon me “bufin e kënetës”, Berisha i përgjigjet me zogun “sqep këpucë”

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre duke...

Radar3 orë më herët

Edona Llalloshi, surpriza e madhe e Albin Kurtit në Kosovë, merr afro 30 mijë vota në zgjedhje

Albin Kurti dhe Edona Llalloshi Kutitë e votimit vijojnë të numërohen në Kosovë, teksa sipas KQZ deri më tani janë...

Radar3 orë më herët

Primaret në Partinë Demokratike, 19 të vjetrit dalin direkt deputetë

Nga Olta Blaceri Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për procesin e primareve, proces i...

Mix22 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Facebook