Lidhu me ne

Kryesore

Lorenc Vangjeli :Tahiri di për veset e atyre lart, madje edhe për performancat në shtrat!

Vangjeli :Tahiri di për veset e atyre lart, madje edhe për

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Opinion” se, Saimir Tahiri ka informacione për njerëz të rëndësishëm, për detaje të jetës së tyre, për veset e madje edhe performancat seksuale të tyre, sikurse u shpreh.

Vangjeli la të kuptohet se nëse Tahiri do të flasë politikanë të tjerë do të kenë pasoja.

“Drama e Saimir Tahirit ka nisur që kur u vendos ministër në detyrë. Mosha. E shikoni avokatin? Ka qenë kryeprokuror 33 vjeç. Perëndia dhe Sali Berisha e shpëtoi. Po të kishte vazhduar të qëndronte, fati i tij do të kishte qenë ndryshe. Njëri prej gjyqtarëve ka patur një konflikt të hapur me zotin Tahiri gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë. Kryesuesi i trupit gjykues ka patur konflikt të hapur me zotin Tahiri. Dosja minimalisht do të kërkojë të rigjykohet, por për një politikan mafton një ditë; hapja e derës dhe mbyllja brenda.

Tahiri vërtet po e gdhin në qeli, por ka shumë shokë të tij, të majtë dhe të djathtë që po e gdhinë pa gjume, sepse standardi që u vendos, kjo masë kostumi që u qep i rri në mënyrë perfekte çdo politikani.

Sot, heshtja e Tahirit në qelinë e burgut shqetëson ca njerëz. Di shumë për vese vetjake, di shumë për marrëdhënie të papërshtatshme, apo edhe për performanca seksuale”, u shpreh Vangjeli.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse këto deklarata janë informacione apo analiza të tij, Vangjeli tha:  “Ka dalë ndonjë gjë gabim nga ato që të kam thënë? Nëse Saimir Tahiri flet, sikundër e ka lënë të kuptohet, do të ishte një thesar për të parë veset e atyre që pretendojnë se janë lart”.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook