Mix
Djali i Robert Aliajt tregon çfarë mendimi ka për femrat shqiptare dhe ndërhyrjet plastike
Djali i Robert Aliajt gjatë një interviste në “Station” tregoi se çfarë pëlqen dhe nuk pëlqen tek femrat shqiptare.
Ai u shpreh se ato sakrifikojnë në një marrëdhënie dhe kjo është gjë e mirë. Por shtoi se kjo ka një aspekt negativ sepse sakrificën e bëjnë për gjëra të gabuara.
Krist Aliaj theksoi se “në Shqipëri femrat jetojnë dy jetë paralele dhe kjo është shumë e frikshme”.
Ndërsa për sa i përket ndërhyrjeve plastike tek femrat, Krist Aliaj u shpreh: “Vetëm fakti që mbush trupin me plastikë, për mua ka një problem. Por s’dua të bëhem moralist se kam njohur femra simpatike dhe të zgjuara që kanë bërë ndërhyrje. Por në Shqipëri është më shumë trend problematik se sa konstruktiv. Edhe për marrëdhënien femër mashkull është shumë destruktive”.