Lidhu me ne

Mix

CFARE RREZIKU MBARTIN PATATINAT?

Akrilamidet, nje kancerogjen i mundshem prezent ne ushqimin tone

Bashkimi Europian zhvilloi nje studim 3-vjecar mbi elementet toksik te formuar nga nxehtesia e gatimit. Ne raportin e ketij studimi u deklarua se ekzistojne 800 elemente te tille nder ushqimet e zakonshme qe gatuajme, 52 prej te cileve me cilesi kancerogjene te mundshme. Nje prej tyre eshte “akrilamidi”, i cili eshte gjetur te kete efekt kancerogjen dhe neurodegradues.

Si “mbin” ne ushqimin tone kjo substance?

Ne te vetmen pike qe mund te kene te drejte mbeshtetesit e ushqimit te gjalle neper bote, eshte kur behet fjale per akrilamidet qe zhvillohen gjate pjekjes, skuqjes, gatimit ne zgare apo thekjes, te ushqimeve me prejardhje bimore, ne temperatura te larta. Gjate gatimit, sheqernat dhe aminoacidi “asparagjinine” nderveprojne me njeri tjetrin duke prodhuar kete substance. Ushqimet me permbajtje amidoni si patatet, e skuqura dhe patatinat, permbajne nivelin me te larte te akrilamideve, por realisht, cdo ushqim i gatuar mbi 120 grade Celcius mund t’i permbaje. Edhe kafja i permban! Ndryshe nga ushqimet e pasura ne karbohidrate, ato proteiniket e permbajne ne sasi me te ulet, edhe pse keto te fundit krijojne te tjera lloje substancash kancerogjene nga temperaturat e larta, sic jane aminat heterociklike. Ushqimet e pasura ne sheqerna si patatet, panxhari, biskotat e thekura dhe krakerat permbajne nivelet me te larta (150 – 4000microgram/kg), nderkohe qe te pagatuara ose te ziera permbajne sasi minimale.

Cfare zbuluan suedezet?

Ne vitin 2003, studjues suedez vleresuan nivelet e akrilamideve ne ushqime te zakonshme si ne produktet prej patateve, buke, drithra, biskota dhe kafe. Ata gjeten se individet kishin nje nivel mesatar prej 31mikrogram/kg te trupit, nivele qe Organizata per Mbrojtjen Ambjentale dhe OBSH i cilesojne te rrezikshme. Duke ju referuar sasise se vendosur si limit per ujin e pijshem, kjo shifer perkon me 500fishin mbi norme.
Patatinat dhe kanceri nuk kane qene kurre me te lidhura se kaq. Madje aq shume, sa shteti i Kalifornise denoncoi prodhuesit e patatinave per mos etiketimin e kesaj substance dhe rrezikshmerise qe ajo mbart.
Sipas nje studimi te 2008-es, patatinat ne treg permbajne nivele te akrilamideve, ne rastin me te mire 39 -dhe ne me te keqin- 900 here mbi normen e percaktuar.
Fatkeqesisht, patatinat e pjekura ne vend te atyre te skuqura, nuk jane me te mira perkundrazi, jane gjetur te permbajne 3 here me shume krahasuar me te parat.

Perse akrilamidet quhen “kancerogjene”

Ne studime laboratorike ne kafshe, akrilamidet jane lidhur me zhvillimin e tumoreve te ndryshme pas ekspozimit te tyre ne doza te perqendruara. Sipas kerkimeve ne njerez, keto substanca lidhen me kancerin e gjirit me receptor pozitiv ndaj estrogjenit, me kancerin e mitres pas menopauzes dhe ate te vezoreve.
Ato jane gjetur te kene lidhje gjithashtu edhe me demtime neurologjike. Ky fakt na ben te reflektojme mbi konsumin e tyre nga femijet e vegjel, te cilet kane nje system nervor me delikat dhe ne zhvillim e siper.

Ushqimet e pasura ne akrilamide

  • Patatinat
  • Biskotat e gatshme
  • Drithrat e mengjesit (vecanerisht te tipit “corn flakes” dhe “all-bran”, por kompani te ndryshme kane nivele te ndryshme)
  • Buket e thekure, e pjekura te tipit “bake rolls”, krakera, friganja. Buka e thekres me krunde duket te formoje me pak akrilamide gjate thekjes krahasuar me buken e bardhe te zakonshme.
  • Bajamet & kikiriket e pjekur, gjalpi qe perftohet nga kikirike te pjekur
  • Geshtenjat e pjekura
  • Kafja & kakao, ne sasi pak me te vogel permbajne akrilamide pasi kokkrat e kafes dhe kakaos piqen perpara se te bluhen

Si t’ja bejme?

  1. Evitoni patatinat, sidomos per femijet e vegjel te cilet krijojne varesi prej tyre dhe mund te konsumojne vazhdimisht sasi te medha
  2. Skuqini patatet ne shtepi, me vaj ulliri ne temperature mesatare, me kapak te mbyllur, pasi ti keni lene ne uje per rreth 15minuta
  3. Preferojini patatet te ziera. Kur ato zihen me lekure nuk zhvillojne pothuaj fare akrilamide.
  4. Mos i lini patatatet e skuqura apo te pjekura te marrin ngjyre kafe. Sa me kafe dhe sa me te thata – aq me shume akrilamide kane.

Si te detoksifikoni trupin nga akrilamidet?

Enzima Glutathione eshte nje nder substancat qe lujane rol kyc ne eliminimin e substancave toksike. Ajo vepron ne melci dhe mungesa e saj mund te kete pasoja fatale. Glutathine prodhohet ne organizem me shume sesa merret nga ushqimet. Gjithsesi, nje aminoacid teper i nevojshem ne prodhimin e saj eshte “kisteina”, e cila merret nga qumeshti, veza, mishi, farat e lulediellit, soja, djathi dhe gruri. Ajo mund te merret edhe ne forme suplementi.

MË TEPËR

Kioske13 orë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix13 orë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Kryesore13 orë më herët

Edi Rama, ta gëzosh mandatin e katërt

Habjon Hasani Kasta drejtuese e opozitës Berisha-Meta është refuzuar në mënyrë kategorike me votë.Kjo është e vërteta lakuriq. Kushdo që...

Radar15 orë më herët

Kur humbja është fitore: Si e forcoi kryetari i opozitës pozicionin e tij

Zgjedhjet e fundit sollën një rezultat të pritshëm për shumicën e analistëve: një tjetër humbje për opozitën. Megjithatë, ajo që...

Mix15 orë më herët

10 aktorët më të pasur në botë

Arnold Schwarzenegger është shpallur aktori më i pasur në botë për vitin 2025, duke lënë pas emra të mëdhenj të...

Radar16 orë më herët

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Grupi i jashtëligjshëm kurd PKK, i cili ka zhvilluar një kryengritje 40-vjeçare kundër Turqisë ka njoftuar se do të heqë...

Radar18 orë më herët

Të vegjlit që nuk u rritën kurrë

Ndërkohë që vijon procesi i numërimit dhe teksa janë numëruar gati 35% e kutive të votimit në rang vendi, ajo...

Mix18 orë më herët

Kevin O’Leary zbulon çelësin për të ndërtuar një bazë të fortë klientësh

Nëse një kompani shmang rrjetet sociale, sipas Kevin O’Leary, nuk ia vlen për investim. Gjatë Javës së Biznesit të Vogël,...

Kryesore19 orë më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix19 orë më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Facebook