Lidhu me ne

Mix

Akrepi është shenjë shumë emocionale. Karakteristikat e pazbuluara të Akrepit!

Që prej datës 25 tetor kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e Akrepit, një ndër shenjat më interesant të zodiakut, e njëkohësisht edhe një ndër më të vështirat. Doni të dini se ç’fsheh kjo shenjë?

Akrepi është një shenjë shumë emocionale, kërkuese dhe ekspresive. Shpesh kërkon të kontrollojë një lidhje, aq sa bëhet edhe agresiv. Nëse do të jeni partner i një Akrepi, jeta juaj në shtrat do të jetë një telenovelë e gjatë dhe me shumë seri.

Me poshte do te lexoni disa karakteristika ne lidhje me keto persona.

Femra Akrep:

Femra Akrep ka një energji të jashtëzakonshme që është e pamundur ta injorosh. Është mbretëreshë e transformimit, mashtruese e dashurisë, dhe dinake. Di të jetë shumë misterioze, tinëzake, provokuese, por edhe emocionale. Akrepi femër është një grua ose vajzë flirtuese. S’do t’ia jepte zemrën lehtë një mashkulli, pasi për të është shumë e rëndësishme që ai t’i fitojë besimin paraprakisht.

Mashkulli Akrep:

Është po ashtu natyrë shumë pasionante, mjaft dominues në lojërat e dashurisë dhe në shtrat. Bën gjithçka për ta kënaqur në shtrat partneren e tij, sepse fantazitë e tij seksuale nuk kanë kufi. Është e vështirë ta studiosh dhe ta kuptosh, është tmerrësisht i fshehtë.

Marrëdhëniet më të mira

Akrep-Akrep

Duke qenë të dy shenja uji kanë mundësi ta kuptojnë njëri-tjetrin që në ajër, por në të njëjtën kohë lidhja me të njëjtën shenjë është e rrezikshme, sepse krenaria që e karakterizon Akrepin është mjaft e fortë dhe ndonjëherë është e vështirë të gjendet se cili duhet të tolerojë në raste te veçanta. Megjithatë, lidhja Akrep-Akrep është ndër lidhjet më të forta dhe më emocionale.

Akrep – Virgjëreshë:

Është një marrëdhënie që funksionon mjaft mirë për shkak se janë shenja që e admirojnë njëra-tjetrën dhe të dyja kanë një etikë pune për t’u admiruar. Edhe në një lidhje dashurie përpiqen që ta respektojnë në maksimum njëri-tjetrin dhe pothuaj gjithmonë e gjejnë gjuhën e përbashkët.

Akrepi- Peshqit:

Këto dy shenja kanë një tërheqje të menjëhershme, por kjo nuk zgjat shumë, sepse Peshqit fillojnë e bëhen posesivë me kalimin e kohës dhe kjo është krejt e papranueshme për Akrepin. Sido të jetë, ky bashkim është një lidhje që funksionon mirë dhe shpeshherë është jetëgjatë.

Marrëdhëniet më të këqija

Akrep – Dash:

Është një marrëdhënie e cila duhet shmangur, sepse shenjat që posedohen nga Marsi duan të kenë vazhdimisht kontroll mbi gjithçka. Kështu që si Dashi, edhe Akrepi do të jenë gjithmonë në luftë për të pasur frenat në dorë për gjithçka në jetën e tyre.

Akrep – Binjakët:

Binjakët bëhen xhelozë për lirinë e Akrepit dhe kjo është një shenjë e keqe, e cila i bën Akrepët agresivë. Ata duan të jenë gjithmonë të parët, nuk e kufizojnë veten përballë asnjë shenje tjetër.

Akrep – Shigjetar:

Kjo është një marrëdhënie e pasigurt në shumë raste dhe shpesh ndeshet me debate të ashpra, sepse trillet e Shigjetarit hera-herës bëhen të padurueshme për Akrepin dhe e bën atë të nxjerrë anën e vet më të keqe. Po e bëri këtë, situata bëhet shumë e vështirë.

MË TEPËR

Temporal14 orë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar15 orë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike17 orë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet17 orë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske18 orë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar18 orë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar18 orë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar19 orë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Kioske2 ditë më herët

Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni

“Mos u mërzisni miqtë e opozitës — katër vjet kalojnë më shpejt seç mendoni. Sa hap e mbyll sytë, do...

Mix2 ditë më herët

10 karakteristikat e njerëzve shumë inteligjentë

Masa e inteligjencës është një nga aktivitetet më komplekse që ekziston. Edhe testet IQ nuk kanë besueshmëri të madhe, pasi...

Facebook