Lidhu me ne

Radar

Presidenca publikon dokumentet: Si e ndryshoi Kuvendi datën e urdhrit të Ruçit për të manipuluar Kushtetuesen

Presidenca publikon dokumentet: Si e ndryshoi Kuvendi datën e urdhrit

Këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit, Bledar Dervishaj ka denoncuar manipulimin e provave nga Kuvendi, sipas tij në përcaktimin e rendit të ditës në seancën për shkarkimin e Metës.  Në një konferencë Live për mediat, Dervishaj tha se manipulimi lidhet me urdhrin e lëshuar asokohe nga ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ku vendoset data 5 maj në vend të datës 6 për përcaktimin e rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.

Ai sqaroi se ky manipulim është bërë me qëllim që të përmbushej kushti për caktimin jo më vonë se në 48 orët e fundit.

“Në parashtrimet apo qëndrimet që i kemi dorëzuar gjykatës kushtetuese që prej 1 korrikut 2021 dhe ato të mëvonshme 1 shkurt 2022, 3 shkurt, kemi parashtruar ndër të tjera se ve ç shkeljeve shumë të rënda të kushtetuetës ligjit, të kryera prej Kuvendit, një prej shkeljeve të dokumentuara nga ana jonë ishte edhe fakti që në 7 maj 2021 kur u zhvillua seanca për miratimin e ngritjes së komisionit hetimor, Kuvendi kishte konsumuar edhe 3 shkelje, e para me përcaktimin e rendit të ditës dhe bërjen publik më vonë se dy ditë përpara, sepse rendi i ditës ishte përcaktuar në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra Kuvendi po thirrej në një seancë për një afat për më pak se 24 orë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime. Shkelja e tretë kishte të bënte me faktin që nuk kishte as ndonjë kërkesë apo vendim nga organi i Kuvendit që të vendoste shtesa në rendin e ditës. Kur na erdhi radha të bëjmë parashtrimet tona, Kuvendi e ndjeu veten të dobët dhe menjëherë aktivizohet të nesërmen me një shkresë”, tha Dervishaj.

“Shkelja apo manipulimi i parë, urdhri që Kuvendi i vendosi në 4 shkurt Gjykatën Kushtetuese. Si çdo urdhër ka të përcaktuar në pikën 20 rendin e ditës, ku përfshihet projekt-vendim për raportin dhe propozimin e komisionit për çështjet ligjore. Këto prova shtesa nuk ia kërkoi Kushtetuesja as Presidenca. Bëmë një krahasim të përmbajtjes së këtij urdhri me urdhrin që vetë Kuvendi ka depozituar në faqen e tij që prej majtit 2021. Nuk kemi më datën 05/05 por 06/05. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë. Ndryshimet aty të çojnë. Askund tjetër.

Sipas urdhrit që Kuvendi i vendosi në dispozicion në datë 4 shkurt Gjykatës Kushtetuese është referuar seanca në datë 5, 05, 2021. Sapo u vumë në dijeni të premten për kërkesën dhe provat shtesë, nuk ia kërkoi Gjykata Kushtetuese Kuvendit por vetë ai ia çoi gjykatës. Bëjmë një krahasim me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në faqen e tij që prej Majit 2021. Në urdhrin 19 nuk është data 05.05 por 06.05.2021. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë. Ndryshimet aty të çojnë. Askund tjetër. Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen e urdhrit. Nuk kishte dallim vetëm këtu”, tha Dervishaj.

Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese përmbylli shqyrtimin gjyqësor në lidhje me vendimin e Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Tashmë trupa është tërhequr për vendim.  

Gjykata Kushtetuese ka një muaj afat për të zbardhur vendimin përfundimtar, kjo duke llogaritur nga data kur do të nxjerrë edhe dispozitivin e saj. Pas seancës së zhvilluar, përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj tha se Kreu i Shteti po shqyrton mundësinë që të bëjë një kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Kuvendit që sipas tij kanë falsifikuar aktet me qëllimin e vetëm për të dëmtuar Presidentin e Republikës dhe për të arritur shkarkimin e tij.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook