Radar
Kaos me trafikun në Tiranë, bllokohen autoambulancat te kryqëzimi i Bulevardit të Ri

Tirana ështe duke u përballur me një trafik të rënduar gjatë orëve të pasditës, ku mijëra makina gjenden aktualisht në rrugë duke pritur që të mbërrijnë në destinacion.
Siç duket edhe nga harta live e trafikut nga Google, probleme duket të ketë në rrugën “Reshit Petrela”, e cila duket të jetë tërësisht e bllokuar, ndërsa bllokime të vazhdueshme ka thuajse në të gjithë Unazën e Tiranës.
Problemet me trafikun kanë shkaktuar edhe vonesa në dërgimin e të sëmurëve në spital, ku siç duket edhe nga videoja e mësipërme, në kryqëzimin mes rrugës Reshit Petrela dhe Bulevardit të Ri kanë mbecur dy autoambulanca si edhe një makinë policie.
Mes tyre është i ngecur edhe një autobus i linjës së Tiranës së Re, ndërsa në të gjithë zonën dëgjohen bori makinash.