Radar
Gjesti i veçantë i Presidentit të Maqedonisë, çon për dore në shkollë vogëlushen shqiptare Ëmbla Ademi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka bërë një gjest tejet të veçantë për Ëmbla Ademi, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj kishin bërë peticion që ajo të largohej sepse ishte me sindromën “Down”.
Ajo tani po e vazhdon shkollimit normalisht falë reagimit nga opinioni publik. Pendarovski ka bërë një vizitë në shtëpinë vogëlushes nga Gostivari dhe më pas e ka marrë për ta dërguar në shkollë, dorë për dore, shkruajnë mediat vendase, transmeton newsbomb.al.
Edhe ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka bërë të ditur se Ëmbla i është kthyer sërish procesit mësimor.
“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri.