Radar
Drejtësi e kastruar, Saimiri u mburr kot, topehekuri doli Lali
Fituesi më i madh mbetet Erion Veliaj. Rivalin e tij në PS jo vetëm e zhduku nga politika, por i “arredoi” edhe qelinë e burgut ku sipas vendimit të gjykatës duhet të vuajë 3.4 vite dënim. Ky është momenti i Veliajt.
Së pari feston shkatërrimin e rivalit dhe së dyti e ka të qartë se me burgosjen e Tahirit kjo “drejtësia e re” do të mburret për më shumë se një vit, duke lënë të livadhisin pa asnjë drojë të gjithë të përlyerit në aferën korruptive.
Tahiri besoi verbërisht tek Rama dhe sot në qeli tymos cigare duke numëruar ditët e rënies së tij, ndërsa rivali Veliaj doli vërtetë me “topehekuri” sikurse e ka pohuar vetë së fundmi.