Lidhu me ne

Radar

Çmimi i naftës, konfindustria: 25% e karburanteve është kontrabandë, shteti bashkëpunëtor

Çmimi i naftës, konfindustria: 25% e karburanteve është

Çmimi i naftës është rritur me ritme të shpejta, duke shkuar në 200 lekë/L. Kostoja e çmimit ka vendosur në pikëpyetje edhe linjat transportit urban dhe interurban, të cilët paralajmëruan rritje të çmim të biletave.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria, Gjergj Buxhuku tha në një intervistë për RTV Ora, se 25% karburanteve në vendin tonë është kontrabandë, ndërsa shtoi se një pjesë e transaksioneve janë ileglale, pra nuk regjistrohen.

“Përtej faktit të thjesht të një rritjeje kemi të bëjmë me një fenomen që ekziston prej vitesh. Shqipëria prej vitesh është në vend të parë në nivel rajonal dhe europian për çmimet e karburanteve. Ajo që nuk përmendet shpesh është cilësia e dobët e karburanteve. Kjo përkthehet në kosto financiare, mjedisore, shëndetësore dhe kosto të teknologjisë  në makineritë qe preken nga cilësia e karburanteve. Mendohet se 25% e sasisë së karburantit është kontrabandë. Pikërisht këto çmime shumë të larta të vendosura me taksa shumë të larta shërbejnë që edhe pjesa që u grabitet qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve përfundon në xhepat e atyre që e tregtojnë karburantin në mënyrë ilegale. Kemi transaksione të cilat janë legale, nuk janë të regjistruara. Sasia e madhe e taksave qe është vendosur në një litër karburant përfundon në xhepin e atyre që bëjnë kontrabandën”, tha Baxhuku.

Faktin që shteti nuk ndërhyn me politika rregulluese, për Buxhukun nënkupton se është bashkëpunëtor në këtë kapërcim çmimesh. Duke krahasuar situatën me Maqedoninë e Veriut, Buxhuku shprehet se aty nafta tregtohet me 140 lekë/ L, ndërsa në Bosnje me 1.3 euro/L.

“Shteti bën të pafuqishmin në këtë rast sikur nuk ka lidhje fare, ndërkohë që ka shumë mënyra për të kontrolluar çmimin dhe cilësinë. Fakti që shteti nuk ndërhyn në këtë rast kemi kapje të shtetit, që shteti është bashkëpunëtor në këtë rast kaq të rëndë. Për deri sa qytetari shqiptar janë pa mbrojtje atëherë pse mos te rriten çmimet? Kemi një situatë të ndërlikuar e cila e godet nga të gjitha krahët qytetarët, biznesin dhe qeverinë. Rritja e çmimit të karburanteve pasqyrohet  drejtpërdrejt te te gjitha çmimet e mallrave dhe shërbimeve. Maqedonia e Veriut e ka 1400 lekë sot karburantin  ne e kemi 2 mijë lekë, po flasim me të vjetra. Bosnja e ka 1.3 euro litrin”, vijoi Buxhuku.

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix4 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix4 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix4 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix4 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar4 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix5 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix5 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix5 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook