Radar
Rritja e çmimit të naftës/ Zbulohet se kush qëndron pas këtij abuzimi
Ish kryeministri Sali Berisha në nisje të fushatës për 6 Marsin, ka komentuar edhe rritjen e çmimit të naftës.
Sipas tij. rritja e çmimit të naftës, nuk vjen për shkak të bursës, por për shkak të qeverisë.
“Në vitin 2008 nafta ka kushtuar 115 dollarë fuqia. Sot nafta është 80-90 dollarë fuqia. Sot nafta është shumë më e lartë se atëherë. Sot naftën e marrim 3 herë më të lartë se në bursë. Këtu vjedhja shtrihet mbi ju, si një vello e zezë, që nxin çdo ditë e më shumë të ardhmen tonë dhe kjo është vjedhje e organizuar nga qeveria e qeveritarët.
Ju e dini se çfarë është borxhi dhe sa siklete të krijon deri sa ta shlyesh. Çfarë po ndodh në Shqipëri. Borxhi ka arritur në 103 për qind të prodhimit të brendshëm të vendit. Çfarë u bë me këtë borxh? Asgjë, sipas KLSH-së u vodhën 8 miliardë euro. Varfëria ekstreme u 4-fishua”, është shprehur Berisha.