Radar
Spartak Ngjela: Dy vetave u janë zbuluar nga 1 trilion USD në kompani ofshore
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin e sotëm “Pikat mbi i”, në News24 e cilësoi Presidentin Ilir Meta si “injorant”, teksa komentoi deklaratat e tij se nuk mund ta shkarkojë dot Gjykata Kushtetuese.
Më tej, duke mos dhënë emra, avokati theksoi se “dy vetave u janë zbuluar nga 1 trilion dollarë në kompani ofshore”.
“Meta nuk e njeh ligjin, vetëm ai flet mbi Gjykatën Kushtetuese. Shyqyr të ikin këta sa më parë, që të shpëtojë Shqipëria. Ai mbrohet në media. Shqipëria çlirohet nga këta. Ky ikën njëherë. Por, eliminimi i kësaj klase të korruptuar është çlirimi i Shqipërisë. Këta janë njësoj si zgjedha e Enver Hoxhës. Grabitën popullin. Nga 1 trilion dollarë ju kanë gjetur dy vetave në kompani ofshore, nuk po ua them emrat. Do t’i dëgjoni”, tha Ngjela.