Lidhu me ne

Radar

Rritja e çmimit të naftës, shërbimi i transportit paralajmëron rritje të çmimit të biletave

Rritja e çmimit të naftës, shërbimi i transportit

Karburantet kanë pësuar një rritje të ndjeshme të çmimeve në treg. Nafta është lënda që ka prekur më shumë qytetarët, e cila aktualisht po tregtohet në treg afërsisht në nivelin 200 lekë/L.

Transporti është sektori i parë që prek rritja e çmimit të karburanteve, dhe një rritje e mundshme e çmimit të biletave, përkthehet në kosto shtesë për xhepin e qytetarëve.

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, Dashnor Memaj në intervistë për A2 CNN, ka paralajmëruar rritje të çmimit të biletës për transportin, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit për naftën.

Memaj u shpreh se prej dy vitesh çmimi i karburanteve është në rritje dhe se qeveria nuk i ka dhënë asnjë mbështetje ekonomike.

“Në këtë fazë që jemi nafta ka shkuar rreth 20 lekë për litër. Që do të thotë është tmerruese dhe shqetësuese shumë e madhe. Nuk kemi pasur një suport ekonomik nga shteti, e të diskutojmë se si do të mbijetojmë në treg. Natyrisht në fund të ditës është konsumatori që përballet me çmimin e rritur. Por ne e kemi lëndë kryesore dhe rritja e pandërprerë dhe e vazhdueshme ndikon drejtpërdrejt te ne”, tha kreu i shoqatës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, e pyetur për situatën me çmimet e karburanteve, u shpreh se rritja do të vijojë edhe për 6 muaj duke theksuar se shteti e ka të pamundur të ndërhyjë me praktika stabilizuese.

Edhe vetë kryeministri Rama tha se rritja e çmimeve po ndodh kudo, ndërsa shton se bashkë me rritjen e tyre janë rritur edhe rrogat e shqiptarëve.

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Tre shenjat e horoskopit që dashurojnë me gjithë zemër!

GaforrjaGaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ato tregohen te kujdesshem ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë...

Mix23 orë më herët

Këta janë emrat për fëmijë, më të përhapur në Shqipëri

Kur vjen puna tek emrat, gjithnjë mund ta kesh pyetur veten se cilët janë emrat më të zakonshëm në Shqipëri...

Mix23 orë më herët

Scorsese dhe DiCaprio sjellin një film të ri aksion: “Carthage Must Be Destroyed”

Regjisori legjendar Martin Scorsese dhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë sërish, këtë herë për filmin e ri aksion-thriller...

Radar23 orë më herët

Elon Musk largohet nga Shtëpia e Bardhë, por Doge do të vazhdojë

Elon Musk ka thënë se po largohet nga administrata Trump pasi ndihmoi në udhëheqjen e një përpjekjeje të trazuar për...

Kioske23 orë më herët

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës,...

Mix2 ditë më herët

Paris Hilton e shqetësuar për të birin: Ai sheh fantazma në shtëpi

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj...

Mix2 ditë më herët

Një dedikim për ish-partnerin dhe ftesa për në Big Brother, Enxhi Nasufi i thotë të gjitha në intervistë

Enxhi Nasufi ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku ka folur rreth projekteve të reja muzikore, planet dhe dëshirat e...

Mix2 ditë më herët

Vetëm 150 gr dhe një profil ultra i hollë: detaje të reja dalin për iPhone 17 Air

Disa ditë pas thashethemeve të fundit rreth kapacitetit të baterisë së iPhone 17 Air, informatori i njohur Majin Bu kthehet...

Kryesore2 ditë më herët

Historia pas fotos virale të Ramës duke ngrënë makarona, fotoreporteri zbulon sekretin e atij çasti

Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani. Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë...

Sport2 ditë më herët

Igli Tare: Milani klub ku duhet të fitosh, i kam idetë e qarta për të ardhmen

Nga dita e hënë, Milan ka zyrtarisht një drejtues të ri sportiv: bëhet fjalë për Igli Taren, ish-drejtorin e Lazios,...

Facebook