Lidhu me ne

Mix

Një psikolog shpjegon pse keni ankth gjatë natës dhe si ta qetësoni atë

Një psikolog shpjegon pse keni ankth gjatë natës dhe si ta

Sipas Fondacionit Sleep në Amerikë, një vlerësim tregon se 10 deri në 30 për qind e të rriturve përjetojnë pagjumësi kronike ose probleme me gjumin. Kjo manifestohet përmes vështirësisë për të fjetur për shkak të mendimeve ankthioze që qarkullojnë.

Në mënyrë anekdotike, shumë prej nesh kanë pasur përvojën e të rënit në gjumë të lumtur përpara televizorit, vetëm për të parë se kur e çojmë veten në shtrat, shtrihemi dhe mendojmë për problematikat tona.

Kur jeni të zënë gjatë ditës, truri është gjithashtu i zënë me të gjitha llojet e detyrave dhe aktiviteteve, qoftë duke punuar, duke folur me të tjerët apo duke u argëtuar. Në mbrëmje, ju mund të hani darkë, të bisedoni dhe më pas të shikoni TV – gjatë gjithë kohës, truri është i zënë, veçanërisht rajonet e përfshira në planifikim, vendimmarrje dhe aspekte të tjera shqetësimi.

Megjithatë, në momentin që ju mbështetni kokën në jastëk dhe fikni dritat, të gjitha shpërqendrimet e jashtme dhe përfshirja me botën e jashtme janë zhdukur. Mendja juaj është plotësisht e lirë të kthehet në vetvete, ose të shqetësohet për gjithçka që ka ndodhur ose të shqetësohet për të nesërmen që do të vijë – e shkuara dhe e ardhmja janë dy burimet kryesore të mendimeve ankthioze.

Për mendimet ankthioze rreth ditës, një mënyrë praktike për t’i reduktuar është duke shkruar një ditar ditor emocionalisht shprehës përpara gjumit . Një çift studiuesish në Universitetin e Oksfordit zbuluan se njerëzve me pagjumësi që kalonin kohë përpara se të flinin duke shkruar hapur për shqetësimet e tyre, iu desh më pak kohë për të rënë në gjumë. Është sikur ushtrimi i të shkruarit i nxori mendimet e tyre nga truri në letër.

Për shumë njerëz, nuk janë shqetësimet për të kaluarën që i mbajnë zgjuar, por shqetësimet për gjithçka që duhet të bëjnë ende – në të vërtetë, ka disa prova që mbrëmjet e së dielës janë më të këqijat për pagjumësinë.

Për një punim të botuar në 2018, studiuesit në Universitetin Baylor dhe Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Emory u kërkuan pjesëmarrësve në laboratorin e tyre të gjumit të kalonin pesë minuta para gjumit ose duke shkruar për gjithçka që kishin bërë ose gjithçka që duhej të bënin gjatë ditëve në vijim – më e rëndësishmja, ishte grupi që e zuri gjumi më shpejt .

Në përgjithësi, hulumtimi sugjeron se shqetësimi (në moderim) është një aktivitet normal njerëzor. Në vend që të përpiqeni ta luftoni atë, truku për një natë të qetë është të planifikoni më herët gjatë ditës për t’i dhënë trurit tuaj një shans për të shfryrë çdo ankth.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook