Lidhu me ne

Mix

Dieta e shëndoshjes: ja se si të shtoni në peshë

Dieta e shëndoshjes: ja se si të shtoni në peshë

Këshilla – Ashtu siç ka njerëz që ankohen për shëndoshjen, ka edhe nga ata të tjerë që e kanë ëndërr të shtojnë ndonjë kile më shumë. Artikulli i sotëm u dedikohet këtyre të fundit. Ja se çfarë duhet të keni parasysh …

Nëse është e vërtetë se humbja në peshë është një gjë shumë e vështirë, po aq e vërtetë është edhe fitimi i disa kileve të tepërta! Gjithsesi, mos t’ju shkojë në mendje se për t’u shëndoshur duhet të konsumoni ushqime me shumë yndyrë dhe aspak të shëndetshme, që përveç kalorive, në trup çojnë edhe toksina të dëmshme.

Një dietë e ekuilibruar, me pak kalori dhe disa ushtrime fizike për të forcuar muskujt, janë perfekte për të qenë në formë dhe për të pasur fizikun që gjithmonë keni dëshiruar.

Këshilla për të fituar peshë

Së pari, ashtu si edhe në rastin e atyre që duan të dobësohen, është shumë e rëndësishme që të bëni ushtrime aerobike, duke ndjekur këshillat e një trajneri personal. Fitnesi duhet t’ju ndihmojë që të forconi tonalitetin e muskujve dhe të rrisni masën e tyre dhe jo masën yndyrore!

Por, për një femër formimi i muskujve është më shumë impenjativ sesa për një mashkull; testosteroni, hormoni përgjegjës i rritjes muskulore prodhohet 30 herë më shumë te meshkujt sesa te femrat. Ndaj është e rëndësishme që të “armatoseni” me shumë durim dhe të programoni të paktën tri vajtje në palestër çdo javë: mos u stërvitni për më shumë se një orë, sepse tërheqjet fizike shpeshherë mund të jenë kundërproduktive. Konsistenca është thelbësore: duhen disa muaj përpara se të vëreni ndryshimet e para të konsiderueshme.

Dieta për t’u shëndoshur

Për sa i takon ushqyerjes, përveç tri vakteve normale, të cilët nuk duhen tejkaluar asnjëherë (mëngjesi, dreka, darka) është mirë që të hani të paktën edhe dy vakte të vogla të ndërmjetme mes mëngjesit-drekës dhe mes drekës-darkës. Preferoni ushqimet që përmbajnë proteina: arrat, lajthitë, bajamet dhe stikat e pishës shumë të pasura me vitaminë E. Domethënë, ideale do të ishte të hanit një mëngjes të bollshëm dhe të konsumoni fruta të shtrydhura me mjaltë.

Të vazhdonit me një drekë me bazë karbohidrate, si për shembull të hanit një pjatë me makarona me salcë domatesh, e ndjekur nga pas me akullore ose çokollatë, ndërsa për darkë të konsumonit mish ose peshk me perime. Ushqimet tuaja gatuajini në furrë, të pjekura ose të ziera dhe jo të skuqura (fërguara në vaj).

Për shembull, patatet e skuqura nuk do t?ju shëndoshin në mënyrë të shëndetshme, por ju mund të shtoni në peshë edhe nëse i konsumoni të ziera. E rëndësishme është të konsumoni porcione më të mëdha. Mos kini frikë të konsumoni sallatë gjatë vakteve, të cilën mund ta pasuroni me proteina dhe kalori, duke i hedhur karota, misër, avokado, djathë e të tjera.

Shtoni konsumin e bukës bashkë me sasinë e ushqimit ose konsumoni makarona apo pilaf në vend të saj. Supave mund t?u shtoni lëng mishi, krem ose qumësht. Edhe konsumi i ujit është i rëndësishëm, por këtë mos e bëni bashkë me ushqimin, por gjysmë ore para ose pas tij.

Pijet me acid mund të shtojnë sasinë e kalorive, por kini parasysh se ato nuk janë një zgjidhje e shëndetshme. Në vend të tyre mund të konsumoni qumësht, jogurt me fruta, lëng frutash, dhallë.

Ushtrime dhe fitnes për të shtuar në peshë

Edhe fitnesi mund të bëhet i dobishëm për t’u shëndoshur. Kujtoni gjithmonë se nuk mjafton vetëm një dietë e mirë për të vënë disa kile më tepër. Ju duhet të gjeni kohë edhe për të tonifikuar muskujt, për ta bërë trupin tuaj të duket në formën më të mirë e më të shëndetshme.

Por, në këtë rast, nuk janë të këshillueshme ushtrimet aerobike që kanë tendencë t’ju dobësojnë. Ndaj, ne këshillojmë që të preferoni gjithmonë ushtrimet, të cilat forcojnë muskujt dhe definojnë mirë format. Duhet të keni si qëllim që të shëndoshni muskujt e vitheve, por edhe ato të barkut, të këmbëve e krahëve, për të pasur fizikun që keni ëndërruar gjithmonë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore2 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar2 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore3 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix3 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet3 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore3 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook