Lidhu me ne

Radar

Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të ndërtojë pallatet te 5 Maji

Ekskluzive/ Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të

Lulzim Basha si kryetar opozite deri më tani ka folur për gjysëm zëri në lidhje me protestën  e banorëve, që po u shemben shtëpitë tek “5 maji” në Tiranë.

Oshëtima e fadromave të IMT-së dëgjohej që nga larg mëngjesin e asaj dite në kthesat e fundit të rrugës “5 Maji” në Tiranë, të rrethuara nga një kordon i madh policësh. Banorët endeshin të dëshpëruar rreth e rrotull shtëpive të kthyera në rrënoja.

E gjithë opozita duhet të ishte atje si për të fituar kredo politike por edhe për të mbështëtur,  banorët që po u prisheshin shtëpitë. Kreu i PD zgjodhi të heshte dhe nuk bëri asnjë dalje televizive për të denoncuar dhunën dhe prishjen e banes ate “5 maji”.

Ditën e djeshme Partia Demokratike foli dhe kallëzoi në SPAK pronarin e “ALESSIO 2014”, Pashk Rrapin, i akuzuar për trafik droge.  Kjo është një veprim I mirë por i njëanshëm, gazeta Shqip do i rëndis me fakte pse PD e Lulzim Bashës po luan me banorët e 5 “majit”.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Gazment Bardhi, në një postim të tijin në facebook shkruan: “Heshtja fajtore e Erion Veliajt dhe Sali Berishës në favor të trafikantit të drogës kundër banorëve të 5 Majit”

Por duket se sekretari i përgjithshëm i PD-s, Gazment Bardhi qënka i pa informuar në lidhje me kompanitë, që do ndërtojnë pallatet tek 5 maji në Tiranë. Tashmë ka ardhur koha e së vërtetës dhe njëra nga kompanitë, e cila do të ndërtojë tek 5 maji është e mikut më të ngushtë të sotëm të Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj.

Ekskluzive/ Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të

Pse heshti Basha dhe Bardhi për shkeljen e ligjit?

Kush po ia mbyll gojën për këtë aferë, atyre duke mos e denoncuar në SPAK?

Kompania e cila nuk e lejon Lulzim Bashën të flas është  “Shkëlqimi 07” fituesi i tenderit i rënditur në vendin e parë. “Shkëlqimi 07” është në pronësi të vëllait të Agron Kapllanaj me seli në Ballsh por që fiton tendera në Tiranë.

Ekskluzive/ Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të

Disi e cuditshme pasi kompanitë  që konkuronin me të ishin më të mëdhaja dhe më të vjetra në treg, por për cudi “Shkëlqimi 07” ua kalon dhe del i pari në rënditje.  

Ekskluzive/ Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të

Fituesit e tenderit

Ekskluzive/ Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të

Afrimiteti kaq i madh i Lulzim Bashës me Agron Kapllanaj kohëve të fundit është dukur disi i cuditshëm, aq sa Basha e kurorëzoi me “kurorën” e kryetarit të PD-s në Fier.

Sipas mediave Kapllanaj, ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por kjo s’e pengon aspak atë që të flasë për moralin në politikë, të ndershmen dhe të pandershmen, edhe pse sipas vetë ligjit të dekriminalizimit që propozoi vetë Lulzim Basha, Agron Kapllanaj duhet të ishte jashtë skenës politike.

Ekskluzive/ Agron Kapllanaj, ish- kryebashkiaku i Bashës që do të

‘Biznesmeni’ i varfër Agron Kapllanaj?

Edhe pse ish- kryebashkiaku i Mallakastrës prezantohet në CV-në e publikuar gjatë si një biznesmen i suksesshëm, ky sukses nuk është reflektuar në deklarimet e tij të pasurisë pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

BIRN se nga deklaratat e pasurisë së kryebashkiakut të administruara nga ILDKPKI, duke i paraqitur ato në një skedë grafike që ka për qëllim hedhjen dritë mbi pasurinë e tij në prag të zgjedhjeve për qeverisjes vendore të 30 qershorit. 

Sipas të dhënave të administruara nga ILDKPKI, në deklaratën përpara fillimit të detyrës në vitin 2007, Kapllanaj deklaron një pasuri familjare prej 2.6 milionë lekësh. Ndërkohë në vitin 2017, pasuria e tij kap një vlerë prej 3.2 milionë lekësh, duke regjistruar një rritje të lehtë vjetore gjatë 10 viteve të deklarimit.

Pasuria e subjektit në fund të vitit 2017 përbëhet nga 2.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 798 mijë lekë likuiditete bankare. Pasuria e paluajtshme përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 57 m2 me vlerë 400 mijë lekë si dhe një shtesë apartamenti me sipërfaqe 47 m2 dhe vlerë 2 milionë lekë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2017, kryebashkiaku Kapllanaj ka deklaruar të ardhura familjare në vlerë 18.55 milionë lekë, nga të cilat gati 10 milionë lekë ose 53 % vijnë nga paga për shkak të funksionit,  6.3 milionë lekë nga paga e bashkëshortes dhe pjesa tjetër nga pjesëmarrja në borde.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik i subjektit në 11 vite deklarimi rezultoi pa probleme.

Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN bëri dhe skanimin cilësor të deklaratave të subjektit. Nga ky kontroll rezulton se subjekti deklaratën periodike/vjetore 2008, subjekti ka deklaruar të ardhurat e krijuara nga bashkëshortja në firmën “Shkëlqimi shpk” për periudhën 2000-2009 në shumën 3,78 milionë lekë, ndërkohë që këto të ardhura duhet të ishin deklaruar në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2007.

Në Tv apo në media të gjithë politikanët e krahëve të ndryshme politike duket apo japin përshtypjen sikur janë si Tomi me Xherrin. Gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin.

Mirëpo në realitet kjo nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi janë të gjithë miq e shokë. Këtë nuk e themi nga hiçi, por bazuar në fakte sic ishte dhe rasti Agron Kapllanaj i cili i mbyll gojën Bashës të flaës për “5 majin”./Gazeta shqip

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix5 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix5 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix5 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix5 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar5 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix5 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix6 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix6 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook