Lidhu me ne

Mix

A është gabim të mendojmë për dikë tjetër gjatë seksit ?

Nga Zhaklin Lekatari

Zakonisht në fillim të marrëdhënies jemi totalisht të konsumuar nga personi tjetër. Bëjmë dashuri, seks, kalojmë më të çdo moment të mundshëm. Mendojmë për të në rrugë apo autobus, gjatë masturbimit, në punë e me miqt, e kshu me rradhë. Por, dhe në një marrëdhënie të bukur, situata qetësohet dhe truri ynë fillon e i le vendin dhe mendimeve të tjera. Jeta merr ritmin e zakonshëm dhe fantazitë e vjetra kthehen. Kjo bën që ta gjesh veten duke menduar për dikë tjetrër dhe gjatë seksit.
Është më e zakonshme se sa mendoni. Ky studimi këtu ka zbuluar që 42% e burrave dhe 46 % e grave kanë menduar për dikë tjetër gjatë seksit. Kjo do të thotë që thuasje gjysma e njerezve kanë menduar për dike tjetër, për dikë që nuk është partneri i tyre, edhe gjatë seksit.

Pra nëse të ka ndodhur dhe ty, dije që nuk je vetëm…
Çfarë do të thotë kur fillon e mendon për dike tjetër ? Dhe më e rëndësishmja, është ok të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit ? Për disa njerëz mund të duket si tradhti e madhe- vetëm ideja do i bëntë të ndiheshin keq. Por, për të tjerë, fantazitë seksuale që nuk përfshijnë partnerin janë totalisht normale. E vërteta është që, është pak zonë gri. Pra që çdo gjë lidhet shumë ngushtë me detajet dhe ekuilibrat e marrëdhënies apo rrethanave të fantazisë rreth dikujt tjetër.
Nëse e gjen veten duke menduar për dikë tjetër gjatë seksit, mund të jetë OK- por ja çfarë duhet të trajtosh me vëmendje.

Po largohesh nga partneri ?
Gjëja e parë që duhet të mendosh, është nëse mendimi për dikë tjetër po të largon nga partneri. Fantazitë janë shume pozitive dhe të shëndetshme nëse nxisin eksperienca të reja dhe nëse nuk ndodhin gjithë kohës, duke na larguar nga partneri. Nëse personi për të cilin fantazojmë është vërtetë ai që duam atëherë ka vend për shqetësim. Zakonissht përdorim fantazinë për të rritur kënaqësinë e eksperiencës.

Je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ?
Mendo më gjerë: je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ? Të nxitësh jetën tënde seksualeështë shumë normale, por të imagjinosh vazhdimisht jetën tënde seksuale me dikë tjetër, është problem. Mundohu të jesh më i hapur me partnerin për të parë nëse seksi përmirësohet. Ndoshta mund të përballesh më një periudhë të çudtishme sidomos nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë, por mundimi gjithmonë shpaguhet.

Ke probleme të tjera në marrëdhënie ?
Duhet të mendohesh dhe më gjatë, sidomos nëse po përdor fantazinë për t’u larguar nga marrëdhënia jote. Nëse ke probleme me marrëdhënien dhe ti vazhdon e fantazon për dike tjëtër, atëherë ke një problem. Disa njerëz e bëjnë dhe si një formë hakmarrje ndaj partnerit që i ka mërzitur. Në vend të kësaj mundohu të rrish qetë duke shkuar në bazat e marrëdhënies dhe problematikave të saj. Nëse kjo marrëdhënie nuk bën për ty atëherë mos ki frikë të largohesh.

Si ndihet partneri yt ?
Dhe në fund, ti e njeh partnerin tënd- si mendon që ai/ajo do ndihej? Nëse je me dikë që është më i hapur rreth filmave porno dhe rreth simpatisë së njerëzve të tjerë atëherë nuk është problem. Por, nëse je me dikë që të do prezent dhe të vëmendshëm, atëhere besoj që mund të lëndosh dikë. Mundohu të marrësh parasysh dhe këtë gjë.
Pra, të mendosh për dikë tjetër gjate seksit mund të krijojë panik por nuk ka pse të jetë patjetër dicka negative. Gjatë masturbimit apo seksit na shfaqen imazhe nga me të ndryshmet dhe nuk ka pse shqetesohemi. Por, nëse po largohesh nga partneri yt, mendimi për dikë tjetër mund të jetë një sinjal apo shenjë që duhet të largohesh nga marrëdhënia. Nëse ke dyshime, komunikimi me partnerin është zgjidhja më ë mirë. Në fund të fundit ti e di më mirë nëse fantazia jote e ka kaluar kufirin në çift. LOVE. / Tabu

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook